Ditë më parë në Kosovë është lansuar aplikacioni Google Wallet, aplikacion ky që shërben për menaxhimin e pagesave.
Ai ofron një mënyrë të sigurt dhe të përshtatshme për të kryer pagesa në internet dhe në dyqane fizike.
E aktualisht në Kosovë shërbimin e këtij aplikacioni e ofrojnë vetëm dy banka.
Lidhur me këtë çështje nga Shoqata e Bankave të Kosovës kanë deklaruar për Telegrafin se pranimi i Kosovës në Google Wallet sjell përparësi të shumta për klientët dhe bizneset në Kosovë.
“Ai lejon pagesa të përshtatshme dhe të menjëhershme në dyqane thjesht duke mbajtur telefonin ose orën e mençur Android pranë POS terminalit ku pranohen pagesat pa kontakt. Kjo eliminon nevojën për karta fizike ose para, duke reduktuar rreziqet dhe shqetësimet që lidhen me metodat tradicionale të pagesës”, thuhet në përgjigjen e Shoqatës së Bankave të Kosovës.
Tutje Shoqata ka bërë të ditur se transaksionet e kryera përmes Google Pay mbrohen nga teknologjia e avancuar e enkriptimit të Google, duke siguruar një nivel të lartë mbrojtjeje për të dhënat personale dhe financiare.
“Google Wallet i bën pagesat në internet jashtëzakonisht të lehta duke përfunduar transaksionet në vetëm një minutë”, kanë deklaruar nga Shoqata e Bankave të Kosovës.
Sa i përket bankave në Kosovë, Shoqata ka bërë të ditur se përfshirja e tyre në këtë shërbim është një çështje e brendshme e secilës bankë komerciale dhe lidhet me strategjitë e tyre individuale.
“Secila bankë vendos se a do të jetë pjesë e kësaj platforme dhe nëse do t’i bashkohet në të ardhmen. Momentalisht klientët e bankave NLB dhe ProCredit mund ta përdorin shërbimin Google Pay, duke shkarkuar aplikacionin Google Wallet nga Google Play Store dhe ta shtojnë kartën e tyre”, kanë deklaruar nga Shoqata e Bankave të Kosovës.
Për ta përdorur shërbimin Google Pay, klientët duhet ta shkarkojnë aplikacionin Google Wallet nga Google Play Store dhe ta shtojnë kartën e tyre Visa. Përdoruesit do të jenë në gjendje t’i shtojnë kartelat e tyre të kreditit apo debitit në Google Wallet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale
Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!
Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës
Kënaquni me produktet polake BezGluten: Partneri juaj i besuar për të jetuar pa gluten
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump
"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë