Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien ka theksuar se në Ballkanin Perëndimor rrezik përbëjnë “betejat lokale” që kthehen në konflikt politik e që prekin të gjithë rajonin.
I pyetur nga Tanjug se si e sheh situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, O’Brien ka theksuar se “rreziku primar është veriu i Kosovës dhe kërcënimi me shkëputje i një pjese të Bosnjë e Hercegovinës.
“KFOR-i si dhe EUFOR-i, janë aty për të parandaluar bandat e vogla lokale. Kemi bashkëpunim të mirë me Serbinë dhe autoritetet e Kosovës në përpjekje për t’i zgjidhur rreziqet e dhunës në veri dhe mendoj se kemi një shans për procese politike që do të adresojnë shkaqet e dhunës”, tha O-Brien.
Mediumi serb ka pyetur diplomatin amerikan se “pse Kosovës i lejohet të blejë dronë kur sipas Rezolutës 1244 të KS të OKB-së e vetmja forcë e armatosur që lejohet të operojë në Kosovë është KFOR-i”, e O’Brien thotë se Rezoluta 1244 krijoi një proces për të diskutuar për të ardhmen e Kosovës.
“Ai proces çoi në pavarësinë e Kosovës. Kosova ka të drejtë të mbrojë territorin e saj pa rrezikuar fqinjët e saj. Në përgjithësi, është një hap përpara drejt stabilitetit në rajon dhe për këtë do të ketë mbështetjen e SHBA-së,” tha O’ Brien.
Duke komentuar rreth bllokadës së dialogut dhe takimeve të fundit në Bruksel ( takimi Kurti -Vuciq s’ndodhi), dhe Asociacionit, O’Brien thotë se është e qartë se SHBA-të mbështesin formimin e Asociacionit.
“Unë mendoj se janë rreth 400 asociacione në të gjithë Evropën dhe ky do të ishte ai model. Përsa i përket avancimit të dialogut, ne kemi mjete të tjera, siç është Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili synon forcimin e bashkëpunimit siç është lëvizja e njerëzve, mallrave dhe gjërave të tjera praktike, mendoj se kjo është gjëja kryesore që ne po fokusohemi në detajet që lidhen me dialogun, por në një rajon me 18 milionë banorë, ne duhet të gjejmë mënyra për të bashkëpunuar dhe për t’u ofruar njerëzve një gjë më të mirë. Kjo duhet të zgjidhë disa nga tensionet”, tha O’Brien.
Duke folur për praninë e ministrit të Jashtëm serb Marko Gjuriq në darkën e organizuar nga Sekretari i Shtetit Anthony Blinken gjatë samitit të NATO-s, si dhe bashkëpunimin me Serbinë, O’Brien thekson se SHBA-të janë shumë të kënaqura me bashkëpunimin se Serbia ka marrë rrugën e saj drejt forcimit të forcave të saj të armatosura, por që SHBA beson se bashkëpunimi në fushën e sigurisë mund të kontribuojë në stabilitetin në rajon duke rritur transparencën dhe duke u siguruar që të mos ketë befasi nga formacionet paraushtarake dhe ushtarake.
“Pra, ne jemi të inkurajuar nga kjo dhe ne mirëpresim Ministrin e Punëve të Jashtme i cili është këtu këtë javë. Mendoj se bashkëpunimi, mbështetja për Ukrainën është me rëndësi jetike. Ukraina qëndron për parimin bazë të integritetit territorial. Unë e di që presidenti Vuçiç flet në lidhje me këtë parim, ne nuk pajtohemi për disa nga aplikimet e tij, por në këtë kontekst, ajo që Serbia po bën duke vënë në dispozicion armët e saj duke ndihmuar Ukrainën të luftojë për një parim bazë të së drejtës ndërkombëtare, ne e mirëpresim atë”, u shpreh O’Brien.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj