LAJMI I FUNDIT:

Erdogan kërkon nga Izraeli të ndalojë “masakrat çnjerëzore” në Gaza

Erdogan kërkon nga Izraeli të ndalojë “masakrat çnjerëzore” në Gaza

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka kritikuar veprimet e Izraelit në rajon, duke i kërkuar që të ndalojë “masakrat çnjerëzore” në Rripin e Gazës.

“Izraeli duhet të ndalojë këmbënguljen për vazhdimin e këtyre masakrave dhe t’i japë fund këtyre sulmeve çnjerëzore”, u tha presidenti Erdogan gazetarëve në fluturimin e tij të kthimit nga Gjermania.

“Deri më sot, është Izraeli ai që ka insistuar në sulme dhe masakra të vazhdueshme. Është Izraeli ai që shkel të drejtat e njeriut dhe ligjin ndërkombëtar”, shtoi ai.


Erdogan gjithashtu shprehu shqetësime për ambiciet rajonale të Izraelit.

“Ata (udhëheqësit izraelitë) kërcënojnë Libanin që të lehtësojnë veten. Izraeli duhet të heq dorë nga synimi i tij për të përhapur konflikte në rajon”, theksoi presidenti turk.

Duke iu referuar marrëdhënieve të Turqisë me Sirinë, presidenti Erdogan sinjalizoi gjithashtu një përmirësim të mundshëm të marrëdhënieve.

“Në momentin që Bashar al-Assad do të ndërmarrë një hap drejt përmirësimit të marrëdhënieve me Turqinë, ne do t’ia kthejmë këtë qasje”, tha Erdogan, duke theksuar gatishmërinë për të përmirësuar lidhjet.

“Ne do t’i bëjmë një ftesë Assad-it. Ne duam t’i kthejmë marrëdhëniet në të njëjtën pikë si në të kaluarën”, shtoi ai.

Duke folur për marrëdhëniet me Iranin, presidenti turk theksoi rëndësinë e lidhjeve historike dhe kulturore midis dy vendeve.

“Irani është një fqinj i rëndësishëm me të cilin kemi lidhje historike, kulturore. Unë pres që marrëdhëniet Turqi-Iran të zhvillohen në një drejtim pozitiv në periudhën e re”, theksoi ai.

Erdogan foli edhe për partneritetin strategjik me Mbretërinë e Bashkuar, duke u zotuar se do ta forcojë atë më tej.

“Ne do të vazhdojmë të përmirësojmë marrëdhëniet me aleatin tonë Mbretërinë e bashkuar në çdo fushë në periudhën e re”, u shpreh ai. /AA/

Në trend Botë

Më shumë
Ky qytet po instalon mijëra kamera pavarësisht se është ndër më të sigurtit në botë, pse?

Ky qytet po instalon mijëra kamera pavarësisht se është ndër më të sigurtit në botë, pse?

Botë
Ambasadori libanez zbulon se a kishte rëndë dakord lideri i Hezbollahut për një armëpushim pak para se të vritej

Ambasadori libanez zbulon se a kishte rëndë dakord lideri i Hezbollahut për një armëpushim pak para se të vritej

Azia
Ekipet ndërkombëtare të shpëtimit ndihmojnë Bosnjën pas përmbytjeve vdekjeprurëse

Ekipet ndërkombëtare të shpëtimit ndihmojnë Bosnjën pas përmbytjeve vdekjeprurëse

Evropa
Macron njofton se 88 vende frankofone kanë bërë thirrje kolektive për armëpushim

Macron njofton se 88 vende frankofone kanë bërë thirrje kolektive për armëpushim "të menjëhershëm" në Liban

Botë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Të paktën 19 të vdekur nga sulmet ajrore izraelite në një xhami të Gazës

Të paktën 19 të vdekur nga sulmet ajrore izraelite në një xhami të Gazës

Azia
Kalo në kategori