LAJMI I FUNDIT:

Pasi humbën garën për Guler, Barcelona dëshiron t’i ‘rrëmbejë’ Real Madridit xhevahirin e radhës

Pasi humbën garën për Guler, Barcelona dëshiron t’i ‘rrëmbejë’ Real Madridit xhevahirin e radhës

Real Madridi i ka vënë objektiv vetes që të tentojë të nënshkruajë me të gjithë lojtarët premtues në botën e futbollit. Gjatë viteve të fundit këtë e kanë arritur me sukses pasi lojtarët janë bindur nga projekti i tyre dhe sukseset që kanë korrur ndër vite.

Një nga objektivat e Real Madridit për vitin e ardhshëm është Florian Wirtz, gjermani i cili aktivizohet tek Bayer Leverkuseni.

Sipas informacionit që ka dhuruar gazeta spanjolle Sport, Barcelona e ka ndjekur atë tash e disa vite dhe po konsiderojnë mundësinë që të nënshkruajnë me të. Sidoqoftë, blaugranasit e kanë pranuar se nuk do të jetë një operacion i thjeshtë.


Madrilenët në anën tjetër kanë besim të plotë se Wirtz do të vesh fanellën e Real Madridit herët ose vonë.

Interesimi i Barcelonës për lojtarin nuk përbën shqetësim për ‘Los Blancos’, pasi ata mendojnë që projekti i katalanasve është inferior dhe situata e tyre financiare i bën gjërat më të komplikuara.

Megjithatë, Florentio Perez asnjëherë nuk e konsideroi mundësinë e transferimit të Wirtz këtë verë, pasi me ardhjen e Mbappe, Endrick dhe transferimet e mundshme të Davies dhe Yoro, Real Madridi e konsideron afatin kalitmar të mbyllur.

Një lojtar i veçantë

Florian Wirtz është një lojtar me talent të madh. Ai di të organizojë aksione, por gjithashtu shënon shumë gola dhe kjo është arsyeja pse trajnerët e tij po e përdorin si mesfushor ofanziv.

Tek Real Madridi besojnë se ai mund të ndryshojë pozitat me Jude Bellingham, i cili është në një situatë të ngjashme si ai ndonëse anglezi më i kompletuar, pasi ai kontribuon edhe në fazën defanzive./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit

Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit

La Liga
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ndërkombëtare
Traore dhe Walker u përfshinë në një duel shpejtësie dhe aty kishte një fitues të qartë

Traore dhe Walker u përfshinë në një duel shpejtësie dhe aty kishte një fitues të qartë

Premier League
Mysafirëve në

Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur

Formula 1
Barcelona ka hartuar planin për rikthimin e Messit në festën e 129-vjetorit të krijimit të klubit

Barcelona ka hartuar planin për rikthimin e Messit në festën e 129-vjetorit të krijimit të klubit

La Liga

"Paraqitja e parë publike": Vëllai i Michael Schumacher jep përditësimin shëndetësor të legjendës së F1

Formula 1
Kalo në kategori