LAJMI I FUNDIT:

Detaj që askush nuk e vërejti – shishja e ujit ishte “miku” i Pickfordit gjatë ekzekutimit të penalltive

Detaj që askush nuk e vërejti – shishja e ujit ishte “miku” i Pickfordit gjatë ekzekutimit të penalltive

Kombëtarja e Anglisë ka luajtur baras me rezultat 1-1 ndaj Zvicrës gjatë 90 minutave dhe vazhdimeve, ndërsa e siguruan kualifikimin në gjysmëfinale pas ekzekutimit të penalltive.

Golat në kohën e rregullt u shënuan në pjesën e dytë, me Breel Embolo që realizoi për zviceranët dhe Bukayo Saka në anën tjetër për anglezët.

Duke marrë parasysh se përkundër rasteve të mira të shënimit që patën të dyja ekipet gjatë ndeshjes si dhe gjatë vazhdimeve ato nuk prodhuan asgjë, u desh ekzekutimi i penalltive.


Në penallti më të saktë u treguan lojtarët e ‘Tre Luanëve’ që arritën të fitojnë me rezultat të përgjithshëm 5-3.

‘Heroi’ i Anglisë ishte padyshim portieri Jordan Pickford i cili ia doli ta ndal goditjen e mbrojtësit Manuel Akanji.

Tani pas përfundimit të ndeshjes është vërtetuar se pritja e penalltisë nuk ishte vetëm rastësi pasi Pickford e dinte mirë që ylli i Manchester Cityt do të gjuante në atë anë.

Kjo për shkak se 30-vjeçari i kishte pasur të gjitha shënimet në shishen e tij të ujit aty ku për secilin lojtar tregohej ana e tyre e preferuar e gjuajtjes së penalltisë.

Siç shihet në foto aty tregohet që Akanji preferon anën e majtë dhe pikërisht në atë anë e ekzekutoi penalltinë të cilën e priti Pickford.

Anglia tani në gjysmëfinale do të luajë me fituesin e ndeshjes Holandë-Turqi e cila po zhvillohet në “Olympiastadion” të Berlinit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Kërkesa iu refuzua nga Liga Premier: Guardiola mbetet i shokuar nga vendimi

Kërkesa iu refuzua nga Liga Premier: Guardiola mbetet i shokuar nga vendimi

Premier League
Mourinho afër rikthimit në Ligën Premier?

Mourinho afër rikthimit në Ligën Premier?

Premier League
Ish-menaxheri i Schumacher: Ndoshta nuk do ta shoh më kurrë Michaelin

Ish-menaxheri i Schumacher: Ndoshta nuk do ta shoh më kurrë Michaelin

Formula 1
Evra paralajmëron Deschampsin: Reali nuk është PSG, nuk mund të rrezikosh kështu

Evra paralajmëron Deschampsin: Reali nuk është PSG, nuk mund të rrezikosh kështu

Përfaqësueset
Zhegrova, Muslija dhe Muric dalin me reagim të përbashkët pas rikthimit te Kosova

Zhegrova, Muslija dhe Muric dalin me reagim të përbashkët pas rikthimit te Kosova

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori