LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare, Holandë – Turqi: Koeman dhe Motella startojnë me skuadra sulmuese

Formacionet zyrtare, Holandë – Turqi: Koeman dhe Motella startojnë me skuadra sulmuese

Holanda dhe Turqia do të luajnë për një vend në gjysmëfinale të Euro 2024, në një duel ku përballen kombëtaret që luajnë futboll të hapur.

Holandezët kaluan tutje pas fitores bindëse ndaj Rumanisë, ku skuadra e Ronald Koeman fitoi me rezultat 3-0.

Në anën tjetër, Turqia fitoi përballjen emocionuese ndaj Austrisë me rezultat 2-1.


Për këtë ndeshje, Ronaldo Koeman ka vendosur të luajë me emra si Coady Gakpo, Memphis Depay dhe Steven Bergwijn, të cilët do të ndihmohen nga Xavi Simons.

Vicenzo Montella do të startojë me emra si Kenan Yildiz, Arda Guler dhe Baris Yilmaz në sulm, ndërsa në mesfushë kthehet kapiteni Hakan Calhanoglu.


Holandë: Verbruggen, Dumfries, De Vrij, Van Dijk, Ake, Schouten, Simons, Reijnders, Berwwijn, Depay, Gakpo.

Turqi: Gonuk, Muldur, Akaydin, Bardakci, Kadioglu, Ozcan, Ayhan, Calhanoglu, Yilmaz, Yildiz, Guler.


/Telegrafi/