LAJMI I FUNDIT:

Si funksionon dëmshpërblimi i UEFA-s për Barcelonën pas lëndimit të Pedrit – deri sa para mund të marr klubi i njohur

Si funksionon dëmshpërblimi i UEFA-s për Barcelonën pas lëndimit të Pedrit – deri sa para mund të marr klubi i njohur

Spanja eliminoi Gjermaninë dhe tashmë është në gjysmëfinale të Euro 2024, megjithatë kalimi tutje nuk erdhi me lajme të mira.

Kjo pasi ka disa emra që do të mungojnë, mes sanksioneve me karton dhe lëndimeve te ‘La Roja’ , dhe një prej tyre është Pedri. Mesfushori është dashur të largohet pas një goditje që mori nga Toni Kroos në fillimin e pjesës së parë.

Lojtari i Barcelonës po kthehej në versionin e tij më të mirë dhe ishte në formë, duke luajtur titullar te Spanja së bashku me Fabian Ruiz dhe Rodri në mesfushë.


Fatkeqësisht, ai do të jetë sërish jashtë dhe zinxhiri i pafund i lëndimeve vazhdon. Në raportin mjekësor thuhet se ai pëson një ndrydhje të brendshme në gjurin e majtë dhe tashmë dihet shkalla e dëmtimit: nga një muaj deri në një muaj e gjysmë jashtë fushave.

Tani, UEFA duhet të kompensojë Barcelonën për dëmtimin e Pedrit . Kjo vlen deri në 28 ditë nga lëndimi dhe lojtari nuk është kthyer në ekipin e tij.

Programi i mbrojtjes së klubeve të FIFA-s i ofron Barcelonës të drejtën për të kërkuar një kompensim maksimal deri në 7.5 milionë euro për shkak të largimit së lojtarit të saj, duke filluar nga 2 gushti i ardhshëm.

Mori një goditje të rëndë nga Kroos, mësohet shkalla e lëndimit të Pedrit
Lexo po ashtu Mori një goditje të rëndë nga Kroos, mësohet shkalla e lëndimit të Pedrit

Kjo shumë llogaritet sipas një kompensimi proporcional ditor deri në 20,548 euro dhe mund të kërkohet për maksimum 365 ditë.

Nëse Pedri mungon mbi 40 ditë nga 2 gushti, atëherë Barcelona do të marr mbi 1 milion euro kompensim nga UEFA.

Si funksionon programi i mbrojtjes

Programi i Mbrojtjes së Klubeve i përcaktuar nga FIFA ofron mbulim për të gjithë futbollistët me kontratë me një klub dhe që janë të përqendruar me kombëtaren e tyre.

Ky mbulim kryhet kur lojtari kryen çdo lloj aktiviteti (si stërvitje, udhëtime… dhe ndeshje) me kombëtaren e tij.

Kështu, ata mbrohen kur pësojnë një dëmtim gjatë kohës kur janë të ftuar në kombëtaret e tyre dhe i pengon ata të luajnë me klubin e tyre për më shumë se 28 ditë rresht. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
”Më kanë fyer, pati sulme raciste ndaj meje” Astrit Selmani reagon pas ofendimeve që mori në Rumani

”Më kanë fyer, pati sulme raciste ndaj meje” Astrit Selmani reagon pas ofendimeve që mori në Rumani

Ligat tjera
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League
“Çfarë lojtari”, ish-legjenda e Real Madridit i mahnitur nga kualiteti i Arda Guler

“Çfarë lojtari”, ish-legjenda e Real Madridit i mahnitur nga kualiteti i Arda Guler

La Liga
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golave ndaj Southamptonit

Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golave ndaj Southamptonit

Premier League
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

La Liga
Kalo në kategori