LAJMI I FUNDIT:

Barcelona po konsideron një lëvizje befasuese për transferimin e yllit të Tottenhamit

Barcelona po konsideron një lëvizje befasuese për transferimin e yllit të Tottenhamit

Barcelona pritet që të bëjë përpjekje që ta rikthejë në ekip Joao Cancelon gjatë kësaj vere, por qëndrimi i Manchester Cityt për t’i dhënë prioritet shitjes përfundimtare të tij, mund të bëjë që blaugranasit të tërhiqen mbrapa.

Për këtë arsye bordi i klubit ka filluar të vlerësojë disa alternativa të tjera dhe një fytyrë e njohur duket se është pjesë e listës së drejtorit sportiv Deco.

Siç është raportuar nga CaughtOffside, Barcelona thuhet se do të konsiderojë një ofertë për Emerson Royal, lojtar të cilin e shitën tek Tottenhami në verën e vitit 2021.


Reprezentuesi brazilian pritet që të largohet nga Londra para se të mbyllet afati kalimtar veror për shkak se trajneri Ange Postecoglou nuk e ka atë në planet e tij.

Nëse e vetmja mundësi që Emerson të largohet nga Tottenhami është të shitet përfundimisht, atëherë sërish kjo do t’i vështirësonte gjasat e Barcelonës.

Ka shumë pak mundësi që blaugranasit të shpeznojnë 20 milionë euro për një mbrojtës të djathtë i cili do të ishte opsion ‘B’ në ekip, veçanërisht pasi ata i kanë Hector Fort dhe Julian Araujo si opsione alternative.

Royal ishte bërë pjesë e Barcelonës në janar të vitit 2021 pas transferimit nga ekipi brazilian Atletico-MG për shumën e 12 milionë eurove./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Evra paralajmëron Deschampsin: Reali nuk është PSG, nuk mund të rrezikosh kështu

Evra paralajmëron Deschampsin: Reali nuk është PSG, nuk mund të rrezikosh kështu

Përfaqësueset
Mourinho afër rikthimit në Ligën Premier?

Mourinho afër rikthimit në Ligën Premier?

Premier League
Barcelona ra dakord për një marrëveshje me vlerë mbi një miliard euro

Barcelona ra dakord për një marrëveshje me vlerë mbi një miliard euro

La Liga
Ronaldo u cilësua 'i paturpshëm' nga fansat për atë që postoi në YouTube momente pasi Messi fitoi trofeun me Inter Miamin

Ronaldo u cilësua 'i paturpshëm' nga fansat për atë që postoi në YouTube momente pasi Messi fitoi trofeun me Inter Miamin

Ligat tjera
'Paga minimale' e Paul Pogbas në Juventus gjatë ndalimit nga futbolli

'Paga minimale' e Paul Pogbas në Juventus gjatë ndalimit nga futbolli

Serie A
Ish-menaxheri i Schumacher: Ndoshta nuk do ta shoh më kurrë Michaelin

Ish-menaxheri i Schumacher: Ndoshta nuk do ta shoh më kurrë Michaelin

Formula 1
Kalo në kategori