LAJMI I FUNDIT:

90 minuta me shumë emocione dhe dy gola, fituesi i ndeshjes Spanjë-Gjermani do të vendoset në vazhdime

90 minuta me shumë emocione dhe dy gola, fituesi i ndeshjes Spanjë-Gjermani do të vendoset në vazhdime

Kombëtarja e Spanjës dhe ajo e Gjermanisë kanë luajtur baras me rezultat 1-1 pas 90 minutave në ndeshjen që po zhvillohet në Stuttgart në kuadër të çerekfinales së Euro 2024.

Rasti i parë në këtë ndeshje i takoi spanjollëve të cilët rrezikuan në minutën e dytë me Pedrin që bëri një goditje të fuqishme e cila u prit nga Manuel Neuer.

Një tjetër mundësi të mirë “Furia e Kuqe” e pati në minutën e 15-të me anë të Lamine Yamal i cili nga goditja e dënimit iu afrua golit.


Gjermania rrezikoi seriozisht përmes Kai Havertz në minutën e 21-të, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri Unai Simon.

Po i njëjti lojtar pati një tjetër rast të mirë shënimi edhe në minutën e 35-të pas një pasimi fantastik të Antonio Rudiger, por gjuajtja e tij ishte shumë e butë dhe u ndal me lehtësi nga Simon.

Spanja sërish rrezikoi me anë të Dani Olmos në minutën e 39-të por gjuajtja e tij në cepin e majtë të Neuer u prit nga portieri gjerman.

Pjesa e dytë ishte shumë aktive sa i përket rasteve, por Spanja arriti ta gjejë golin e kualifikimit ndërsa Gjermania përkundër tentimeve të shumta nuk arriti ta gjejë golin.

Ishte Dani Olmo ai i cili realizoi për 1-0 në minutën e 53-të pas asistimit të Lamine Yamal duke bërë që tifozët spanjollë të shpërthejnë në festë.

Brenda dy minutave lojë, Gjermania pati dy raste të mira shënimi me anë të Robert Andrich (69’) dhe Kai Havertz (71’) të cilët dështuan të shënojnë përballë Unai Simon.

Një tjetër rast i artë shënimi për gjermanët ishte edhe ai i minutës së 77-të, kur Niclas Fullkrug goditi shtyllën.

Havertz ishte sërish në qendër të vëmendjes kur në minutën e 81-të shpërdoroi një tjetër mundësi të mirë shënimi.

Teksa dukej që Spanja do të merrte fitoren e cila do i kualifikojë tutje, Gjermania arriti të shënojë në minutën e 89-të përmes Florian Wirtz për të barazuar rezultatin në 1-1.

Tani do të luhen vazhdimet dy herë nga 15 minuta dhe në rast se nuk ka fitues atëherë do të ekzekutohen penalltitë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

La Liga
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ndërkombëtare
Asistimi i pabesueshëm i Raul Jimenez ndaj Cityt po cilësohet si më i miri i vitit

Asistimi i pabesueshëm i Raul Jimenez ndaj Cityt po cilësohet si më i miri i vitit

Premier League
Fabrizio Romano më në fund tregon nëse Haaland do t'i bashkohet Barcelonës në verë

Fabrizio Romano më në fund tregon nëse Haaland do t'i bashkohet Barcelonës në verë

Premier League
Mysafirëve në

Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur

Formula 1
Flick zbulon se kujt i takojnë meritat kryesore për transferimin e Szczesnyt tek Barcelona

Flick zbulon se kujt i takojnë meritat kryesore për transferimin e Szczesnyt tek Barcelona

La Liga
Kalo në kategori