LAJMI I FUNDIT:

Juventusi e sheh Sanchon si lojtar ideal për ta zëvendësuar Chiesan

Juventusi e sheh Sanchon si lojtar ideal për ta zëvendësuar Chiesan

Juventusi po punon në mënyrë aktive për një marrëveshje për anësorin e Manchester United, Jadon Sancho, i cili shihet si zëvendësues ideal i Federico Chiesas, i cili është vënë në shitje nga Zonja e Vjetër.  

Sipas Gazzetta dello Sport, Bianconerët duan të forcojnë opsionet e tyre sulmuese, ndërsa do të mbështeten te sulmuesi Dusan Vlahovic edhe sezonin e ardhshëm.

Sancho, i cili pati një gjysmë të dytë të fortë të sezonit në huazim te Borussia Dortmund, shihet si kandidati kryesor për të plotësuar këtë rol sulmues.


Anglezi thuhet se nuk është më në planet e Man United, me Djajtë e Kuq që kërkojnë ta shesin atë për rreth 50 milionë euro.

Aftësia e tij për të krijuar raste dhe për të shënuar gola e bën atë një zëvendësues ideal për Federico Chiesa, i cili pritet të largohet nga klubi këtë verë.

Largimi i Chiesa po bëhet gjithnjë e më i mundshëm, me Romën mes klubeve të interesuara për nënshkrimin e tij.

Vlera e tij në treg ka rënë me 10 milionë euro që nga Euro 2024, duke e bërë tarifën e tij të transferimit afërsisht 25-30 milionë euro.

Sipas Fabrizio Romano , Juventus ka vendosur të shesë Chiesan pasi trajneri i ri Thiago Motta dëshiron ta çojë skuadrën në një drejtim tjetër. Kontrata e Chiesas, e cila skadon në verën e vitit 2025, gjithashtu kontribuon në çmimin e tij më të ulët në treg.

“Vendimi i Juventusit është marrë në rastin e Federico Chiesas. Lojtari do të largohet nga klubi këtë verë, ky është plani. Sigurisht, Federico Chiesa është një mundësi e madhe në treg, dhe ai ndoshta do të ketë disa opsione për të zgjedhur”.

“Fondet nga shitja e Chiesa mund të financojnë pjesërisht blerjen e Sancho, duke e bërë marrëveshjen më të realizueshme për Juventusin”, shkroi Fabrizio Romano.

Juventusi ka arritur marrëveshje deri tani me emra si Michele di Gregorio, Douglas Luiz dhe është afër Kephrien Thuram. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit

Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit

La Liga
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ndërkombëtare
Mysafirëve në

Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur

Formula 1
Ansu Fati në janar pritet të largohet nga Barcelona, mësohet destinacioni i tij

Ansu Fati në janar pritet të largohet nga Barcelona, mësohet destinacioni i tij

La Liga
Chelsea dhe Liverpool në garë të ngushtë për transferimin e sulmuesit gjerman

Chelsea dhe Liverpool në garë të ngushtë për transferimin e sulmuesit gjerman

Premier League
Messi ia plotëson dëshirën vogëlushit  për foto, por jo edhe dy të rriturve

Messi ia plotëson dëshirën vogëlushit për foto, por jo edhe dy të rriturve

Ndërkombëtare
Kalo në kategori