LAJMI I FUNDIT:

Geer me koment për “përzierje në punët e brendshme”, Aggeler nuk mori pjesë në mëngjesin e Mucunskit

Geer me koment për “përzierje në punët e brendshme”, Aggeler nuk mori pjesë në mëngjesin e Mucunskit

Një pjesë e ambasadorëve, mes tyre edhe Dejvid Geer, rikujtuan se sundim i së drejtës është shumë i rëndësishëm për hyrje në BE. Kjo vjen pasi dje kryeministri Hristijan Mickoski tha se është bërë praktikë që ambasadorët të përzihen në punët e brendshme të shtetit, duke aluduar në komentet e ambasadorëve për të ardhmen e Këshillit gjyqësor.

“Kryeministri ngriti çështje të rëndësishme dhe këtu pajtohemi për nevojën për reforma në sundimin e së drejtës dhe kjo është thelbësore për rrugën europiane të vendit. Gjithsesi, do të vazhdojmë të angazhohemi me kryeministrin, Qeverinë të debatojmë për mënyrat më të mira që të vazhdohet përpara, si dhe për pjesët e mbetura nga sistemi. Presim që të vazhdojmë me sjelljen konstruktive, për shkak se kemi të njëjti qëllim – vendit të bëhet anëtar i BE-së sa më shpejtë”, tha Geer.

“Fillojmë një shkëmbim të çështjeve për sundimin e së drejtës, që është pjesë e procesit aderues për në BE. Siç e dini thelbi i Themeleve është shumë i rëndësishëm dhe presim që të vazhdojmë me dialog”, tha ambasadorja e Gjermanisë Petra Dreksller.


E pyetur se nuk po përziheni në punët e brendshme, ajo u përgjigj: “Natyrisht që jo”.

Shefi i diplomacisë, Timço Mucunski, i uli në tavolinë të njëjtë ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-së në mëngjes tradicional, ku, për dallim nga viti i kaluar, këtë vit nuk mori pjesë ambasadorja e SHBA-ve, Anxhela Aggeler. Mucunski nuk ishte në disponim që të ndalet para kamerave.

“Jemi këtu që në formë të shkruar t’ju përgjigjemi për gjithçka që duhet”, deklaroi Timço Mucunski.

Në fjalimin e tij, ai megjithatë e theksoi rëndësinë e BE-së dhe NATO-së në vend.

“Aktivitetet e përbashkëta të NATO-së dhe BE-së në rajon kanë rëndësi thelbësore. Së pari, përmes përshpejtimit të proceseve për integrim europian dhe euroatlantik. Kjo ka rëndësi thelbësore për përforcimin e stabilitetit dhe mbylljen e vakumit, i cili është i përshtatshëm për ndikime de stabilizuese nga palët e treta”, tha Mucunski.

Geer dhe Aggeler paraprakisht në mënyrë decide e hodhën poshtë idenë e Mickoskit për shpërbërjen e Këshillit Gjyqësor, pas çka kryeministri kërkoi nga ata që të tregojnë nëse kanë zgjidhje më të mirë./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori