Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq duke komentuar opinionin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në lidhje me armatosjen e Serbisë dhe afërsinë me Rusinë, ka thënë se Serbia do të vazhdojë të armatoset si shenjë parandaluese ndaj tipave agresiv siç është Albin Kurti dhe disa të tjerë.
Aleksandër Vuçiq tha se Kurti vuan që ta veshë uniformën dhe të aktrojë si një Zelensky i vogël në Ballkanin Perëndimor.
“Tani ati besoj Albin Kurtit ose këtyre tjerëve apo gënjejnë të dy parët, nëse ne po armatosemi, po pak ma shumë se sa do të donte ai, shumë më pak se sa do të doja unë, ashtu siç armatosen ata, përkatësisht i armatosin nga Turqit përmes gjermanëve deri te amerikanët, shumë më tepër se sa më pëlqen mua, shumë më pak se sa do të donte ai, dhe marrëzitë e tij se kush do luftë, ai është i vetmi që do luftë, pasi gjithë jetën vuan ta veshë uniformën dhe të aktrojë si një Zelenskiy i vogël në Ballkan, por kjo dëshirë nuk do t’i realizohet këtë, meqenëse ai nuk ka lidhje me territorin sovran dhe territorin e pavarur”.
“Ukraina, është një territor i njohur ndërkombëtarisht, ata nuk janë kështu që ai të mund të vuaj për luftëra, ëndrrat tona janë të ndryshme, ëndrrat e tij janë lufta, ndërsa ëndrrat janë Serbia e suksesshme ekonomikisht e avancuar, Serbia e cila do të jetë bindshëm më e zhvilluara në këtë pjesë të Evropës, dhe ëndrrat tona janë aq të ndryshme sa nuk mund të krahasohen. A do të investojë Serbia në industrinë e saj sigurisht që po, a do të blejë Serbia gjithçka që i nevojitet po natyrisht për të pasur një faktorë parandalues ndaj tipave agresivë si është Albin Kurti dhe disa të tjerë”, tha Vuçiq.
Kurti në një opinion të publikuar sot në New York Times, i cili kryesisht i referohej NATO-s, ndër të tjera ka shkruar se edhe pse demokracia e Kosovës është në rritje, kërcënimet ndaj sigurisë së saj janë gjithashtu në rritje.
“Në shtator, trupat paraushtarake serbe të armatosura rëndë, të cilat ne besojmë se vinin nga Serbia, zunë pozicione në Manastirin Ortodoks të Banjskës, në atë që qeveria e SHBA e quajti një përpjekje shumë të organizuar që përfshinte armë të sofistikuara. Forcat ushtarake serbe u mobilizuan pranë kufirit tonë, një veprim i kritikuar nga Shtetet e Bashkuara si “destabilizues”. Vitin e kaluar NATO rriti trupat e saj nga 3,770 në rreth 4,500 mes kërcënimeve në rritje ndaj paqes. Sfidat politike mbeten gjithashtu. Në vitin 2017, Aleksandar Vuçiq, një ish-ministër i propagandës nën udhëheqjen e Milosheviqit, u bë president i Serbisë. Ngritja e tij shënoi një kthim në politikën autoritare, etnonacionaliste të Millosheviqit, veçanërisht në llojin ekspansionist”.
“Politika autoritare e Beogradit ua vështirësoi veçanërisht jetën serbëve etnikë në Kosovë. Atyre iu desh të luanin rolin e tyre si pakicë në një vend të ri me një popullsi prej përafërsisht 93 për qind shqiptarë etnikë dhe 7 për qind të përbërë nga pakica të tjera, duke përfshirë romët dhe turqit. Serbia e ka penguar këtë integrim. U desh trimëri që serbët etnikë t’i bashkoheshin institucioneve dhe të bëheshin pjesëmarrës aktivë në vend”, ka shkruar kryeministri Albin Kurti.
Sipas Kurtit, një front i ri në Ballkan do t’i shërbente Rusisë po aq sa Serbisë.
“Serbia mund të përpiqet të fitojë territor përmes agresionit dhe Rusia mund të fitojë një kontroll më të fortë ndaj Serbisë si një satelit, përveçse të shpërqendrojë botën nga lufta që po bën në Ukrainë. Nën drejtimin e Vuçiqit, Serbia ka investuar shumë në bashkëpunimin e saj ushtarak me Rusinë. Një raport i vitit 2019 nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së arriti në përfundimin se “Serbia ofron mjedisin më lejues për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor”. Kosova, përkundrazi, nuk mund të ofronte një mjedis më pak lejues. Ne kemi mbetur pro-perëndimorë të vendosur.”, ka shkruar kryeministri Albin Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje