LAJMI I FUNDIT:

Pasardhësja e Borrellit, Kallas: Orban në asnjë mënyrë nuk e përfaqëson BE-në gjatë vizitës së tij në Moskë

Pasardhësja e Borrellit, Kallas: Orban në asnjë mënyrë nuk e përfaqëson BE-në gjatë vizitës së tij në Moskë

Siç është raportuar, kryeministri hungarez, Viktor Orban do të takohet në Moskë, Rusi, me presidentin rus, Vladimir Putin.

Orban do të shoqërohet nga Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto.

Bëhet e ditur se vizita e raportuar vjen disa ditë pasi Orban i kërkoi presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, të konsideronte një armëpushim për të përshpejtuar përfundimin e luftës me Rusinë.


I menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-kryeministres estoneze dhe tashmë Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, përcjell Telegrafi.

Kallas ka theksuar se vizita e Orban nuk e përfaqëson BE-në.

“Në Moskë, Viktor Orban në asnjë mënyrë nuk përfaqëson BE-në apo qëndrimet e BE-së”, shkroi pasardhësja e Josep Borrellit në rrjete sociale.

“Ai po shfrytëzon presidencën e BE-së për të ngjallur konfuzion”, shtoi Kallas.

“BE-ja është e bashkuar, qartë krah Ukrainës dhe kundër agresionit rus”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Shpërthime në Bejrut, Izraeli zgjeron ofensivën tokësore në Liban

Shpërthime në Bejrut, Izraeli zgjeron ofensivën tokësore në Liban

Azia
Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Azia
Trump premton eksplorimin e Marsit ndërsa rikthehet me tubim në vendin ku i shpëtoi atentatit

Trump premton eksplorimin e Marsit ndërsa rikthehet me tubim në vendin ku i shpëtoi atentatit

Amerika
Netanyahu për sulmin e Iranit:

Netanyahu për sulmin e Iranit: "Asnjë vend tjetër në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë dhe as Izraeli nuk do ta pranojë”

Azia
Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Amerika
Kalo në kategori