LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu takon dy të mbijetuarat e masakrës së Poklekut: Ende asnjë aktakuzë dhe asnjë i dënuar – vazhdojmë të luftojmë për drejtësi

Haxhiu takon dy të mbijetuarat e masakrës së Poklekut: Ende asnjë aktakuzë dhe asnjë i dënuar – vazhdojmë të luftojmë për drejtësi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar një takim me Elhame Muqollin dhe Teuta Elshanin, të cilat janë të mbijetuarat e masakrës së Poklekut.

Sipas një njoftimi në rrjetin social në Facebook Haxhiu ka shkruar se “Elhamja është e mbijetuar e masakrës së Poklekut të cilës ia kanë vrarë nënën, tri motrat dhe dy vëllezër ndërsa Teutës ia vranë babanë, nënën dhe katër vëllezërit”.

Tutje ajo ka rikujtuar se në masakrën e Poklekut u masakruam pleq e fëmijë.


“Me dhimbje të thellë dhe krenari të pashuar kujtuam periudhën e luftës dhe më të dashurit për të cilët me ngulm kërkojnë drejtësi. Për masakrën e Poklekut ende asnjë aktakuzë dhe asnjë i dënuar!

Në Poklek u masakruan pleq dhe fëmijë”, ka thënë Haxhiu.

Gjithashtu ministrja tha se “Nga Teuta, sot pranova një nga librat e shumtë të shkrimtarit, babit të saj, Ymer Elshani, ‘Kërpudha Magjike’, një magji për çdo fëmijë.

Me kurajo të patundur i informova për hapat që kemi bërë në drejtim të adresimit të krimeve të luftës dhe angazhimin e fuqishëm në kuadër të drejtësisë tranzicionale.

Në kujtim të sakrificës së tyre, ne vazhdojmë të luftojmë për drejtësi dhe të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për brezat që do të vijnë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Drejtësi
Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë:

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Lajme
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

Lajme
Kalo në kategori