LAJMI I FUNDIT:

Nuk e bleu çantën 17 mijë euroshe, Bebe Rexha: I kam mundësitë, por jam rritur në një familje jo të pasur dhe nuk jam mësuar të shpërdoroj para

Nuk e bleu çantën 17 mijë euroshe, Bebe Rexha: I kam mundësitë, por jam rritur në një familje jo të pasur dhe nuk jam mësuar të shpërdoroj para
Foto: Bebe Rexha/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, këto ditë ka qëndruar në Londër ku ka interpretuar për fansat në një koncert gjigant.

E teksa ka vizituar disa nga dyqanet e kryeqytetit britanik, ajo ka parë një çantë dore shumë të bukur me shkëlqim të markës “Coco Channel”.

Megjithatë, në InstaStory ajo më pas iu tregoi fansave se e la atë dhe nuk e bleu sepse iu duk shumë e shtrenjtë.


Foto: Bebe Rexha/InstaStory

“E lash atë. Ishte rreth 17 mijë euro. Thjesht e ndjej që mund t’ia jap këto para familjes time ose t’i investoj ato. Derisa dikush doi ta blejë për mua (qesh)”, shkroi Rexha në InstaStory.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Tutje, interpretuesja e hitit “I’m A Mess” shtoi se kjo mbase vjen për shkak se është rritur në një familje me kushte mesatare ekonomike, dhe nuk e ka parë kurrë të arsyeshme të shpenzojë shumë për gjëra materiale.

“Ndoshta është sepse unë nuk u rrita në një familje me para. Kështu unë ndjej sikur kam punuar shumë për të pasur atë që kam. Dhe unë nuk mund ta mbështjell kokën time rreth kësaj edhe pse mund ta përballoj financiarisht”, shkroi tutje artistja shqiptare.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Bebe Rexha përndryshe është duke shijuar suksesin e këngës së saj më të fundit, “I’m The Drama”, të cilën e publikoi të premten. /Telegrafi/

bebe r

Në trend Magazina

Më shumë
Jul Deda kritikon Albano Bogdon: Më ka ardhur keq që ka arritur në atë derexhe

Jul Deda kritikon Albano Bogdon: Më ka ardhur keq që ka arritur në atë derexhe

Magazina
Rikthehet në vëmendje intervista ku P. Diddy paralajmëroi Justin Bieber që të mos flasë në emision për gjërat që ata bënë

Rikthehet në vëmendje intervista ku P. Diddy paralajmëroi Justin Bieber që të mos flasë në emision për gjërat që ata bënë

Magazina
Rishikim i ngjarjes në vitin 2003, Denzel Washington kishte bërtitur emrin e Diddyt pasi kishte parë diçka që nuk shkonte në një festë të tij

Rishikim i ngjarjes në vitin 2003, Denzel Washington kishte bërtitur emrin e Diddyt pasi kishte parë diçka që nuk shkonte në një festë të tij

Magazina
Në 24 orë dolën 12 mijë viktima dhe dëshmitarë në rastin e P. Diddy

Në 24 orë dolën 12 mijë viktima dhe dëshmitarë në rastin e P. Diddy

Magazina
Beyonce kopjon Rita Orën?

Beyonce kopjon Rita Orën?

Magazina
Djali i Michael Jackson zbulon faktin se pse babai i tij ua mbulonte fytyrat me maska ​​kur ata dilnin në publik

Djali i Michael Jackson zbulon faktin se pse babai i tij ua mbulonte fytyrat me maska ​​kur ata dilnin në publik

Magazina
Kalo në kategori