LAJMI I FUNDIT:

Lamtumirë Kadare, Rama: Përcillet nën hijen e shenjtores Nënë Terezë

Lamtumirë Kadare, Rama: Përcillet nën hijen e shenjtores Nënë Terezë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mbajti sot fjalën e rastit në ceremoninë e lamtumirës së fundit të shkrimtarit, gjeniut të letrave shqipe Ismail Kadare, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë.

Pas homazheve në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor për shkrimtarin e madh Ismail Kadare, ceremonia e përcjelljes vijoi me himnin kombëtar dhe fjalën e Kryeministrit që siç u shpreh ai, ia kishte kërkuar bashkëshortja e Kadaresë, Helena.

Rama u ndal tek rastësia e dekorit me simbolet e Nënë Terezës që ndodheshin aty për një shfaqje ndërsa protokolli organizonte homazhet për shkrimtarin.


“Këtë hije të Nënë Terezës mbi trupin e Ismailit nuk e solli kush e përgatiti këtë ceremoni shtetërore, ishte këtu, kishte ardhur më parë. Njoftimi që salla ishte zënë dhe Nënë Tereza nuk lëvizej dot prej aty më erdhi bashkë me foton e kësaj skene, e cila po montohej për një shfaqje sonte në darkë. Lëreni aty u thashë, nuk ka më mirë. Askujt nuk do i shkonte mendja, çka rastësia e solli këtu enkas për Ismailin dhe më mirë sesa nën hijen e saj shqiptares që i takon botës, asesi tjetër nuk mund të bëhej ceremonia e përcjelljes nga jeta të shqiptarit që i takon botës”, u shpreh Rama.

Homazhe për Ismail Kadarenë, personalitete të shumta të artit, kulturës dhe politikës respektojnë gjeniun e letrave
Lexo po ashtu Homazhe për Ismail Kadarenë, personalitete të shumta të artit, kulturës dhe politikës respektojnë gjeniun e letrave

“Duke e pas njohur e dita në çast që nën hijen e shenjtores së tij të dashur, Ismaili symbyllur do të ndjehej i marrë në mbrojtje, nga të tërë ata, shumë që se donin, po dhe nga ata jo pak që e donin, po s’do t’i donte asesi rrotull përgjatë kalimit të tij nga kjo botë në tjetrën”, tha Rama.

Kryeministri më tej shtoi se Kadare do të varroset në një ceremoni familjare në varrezat e Tufinës. Ai shprehu mirënjohje për gjeniun e letrave shqipe duke e mbyllur fjalimin e tij me frazën: “Lamurmirë Kadare, i the të gjitha”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori