Kombëtarja e Shqipërisë ka mbyllur aventurën e dytë në një turne madhor siç është Kampionati Evropian. Kuqezinjtë nuk arritën më shumë se një pikë në Grupin B ku kishin punë me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.
Megjithatë loja e futbollistëve të përzgjedhur nga Sylvinho ka kënaqur të gjithë, edhe presidentin e FSHF-së, Armand Dukën.
I pari i futbollit shqiptar dhe njeriu i dytë më i fuqishëm i futbollit evropian si nënkryetar i UEFA-s, Armand Duka ka folur në një intervistë për Telegrafin për të gjitha.
Duka ka dhënë përgjigjet e tij për paraqitjen e Kombëtares shqiptare në Euro 2024, kontratën e Sylvinhos, dënimin e Mirlind Dakut nga UEFA apo edhe për temat e nxehta si marrja e futbollistëve nga Kosova dhe organizimi i Kampionatit Evropian 2027 për grupmoshat U21 me Serbinë.
Nuk ka munguar edhe një koment për gjobat që FSHF ka marrë në Euro 2024, duke qenë shteti i dytë më i dënuar me 171,375 mijë euro.
– Ishim në Grupin e ferrit në Evropian ku përballë kishim emra të mëdhenj si Kroacia, Spanja dhe Italia, sa je i kënaqur me paraqitjen e Kombëtares?
Duka: Shqipëria ka bërë një paraqitje shumë të mirë në këtë Kampionat Evropian, pavarësisht se ishim në “grupin e ferrit” me ekipe që janë shpallur disa herë kampione Evrope dhe Bote si Spanja dhe Italia, apo edhe Kroacia që ka qenë finaliste në Kupën e Botës 2018 apo gjysmëfinaliste në këto kompeticione kaq të rëndësishme të futbollit.
Sigurisht që mund të bënim më mirë, kemi luajtur mirë në të trija ndeshjet, ose për të qenë më i saktë, në gjysmën e dytë të ndeshjes me Italinë dhe në takimet përballë Kroacisë dhe Spanjës. Me pak fat mund ta kishim fituar kundër Kroacisë, ashtu sikurse ndeshja mund të ishte mbyllur edhe në favor të kroatëve.
Por ne treguam që nuk kishim shkuar aty për pushime dhe luajtëm fort, me grintë dhe ishim aty deri në minutën e fundit të lojës, ku shënuam golin e barazimit me Gjasulën dhe kishim edhe një mundësi për t’i dërguar shifrat në 3-2. Por ky është futbolli, këto janë emocionet që ky sport dhuron dhe duhet të pranojmë në fund rezultatin. Në përgjithësi jam mjaft i kënaqur me atë që skuadra jonë bëri në fushë në këtë Kampionat Evropian, por e kam thënë dhe do vazhdoj ta them që mund të kishim marrë më shumë në tre ndeshjet, nëse do kishim guxuar, nëse do kishim besuar më shumë. Por, i falënderoj vërtetë çunat për emocionet, të gjithë stafin dhe sigurisht edhe tifozerinë shqiptare që shkëlqeu në Gjermani, në çdo qytet, në çdo shesh e në çdo stadium.
– Para Evropianit keni pritur më shumë apo pas ndeshjes së parë u janë rritur pritshmëritë?
Duka: Që kur u hodh shorti në dhjetor dhe mësuam se do të jemi në një grup me Spanjën, Italinë e Kroacinë e dinim që do ta kishim të vështirë, por kurrsesi në mendjen tonë nuk ekziston fjala ‘e pamundur’. Por që të rritesh në lojë, sigurisht që duhet të luash me kampionët. Në finalet e një kampionati evropian çdo skuadër jep mbi 100% në fushë. Ne kemi pretenduar që në ndeshjen e parë që të marrim pikë, pavarësisht se nuk ia dolëm. Por askush nuk futet në fushë me objektivin që të dalë i humbur. Është alogjike. Nuk morëm rezultatet që meritonim, për këtë jam i mërzitur. Por jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës në fushë.
– Hera e dytë që marrim pjesë në një Kampionat Evropian, cila Shqipëri e ka kënaqur më shumë Armand Dukën, ajo e vitit 2016 apo 2024?
Duka: Hera e parë ka pasur më shumë emocione sigurisht, pasi nuk kishte ndodhur kurrë më parë që Shqipëria të kualifikohej në finalet e një Kampionati Evropian. Në Francë nuk kisha shumë presion për rezultatin, ishte e mrekullueshme që fituam një ndeshje dhe ne mund të kualifikoheshim në 1/16 nëse Portugalia nuk do të kishte golavarazh më të mirë se ne.
Por në këtë Evropian, veç të tjerash kisha shumë presion edhe për rezultatin. Besoja se do të merrnim rezultate më të mira, për këtë mund të them se jam pak ‘i zhgënjyer’, por kurrsesi nuk ndihem kështu për lojën e bukur dhe paraqitjen e skuadrës në këtë rrugëtim.
– Sylvinhos i skadon kontrata, do të ketë vazhdim të saj apo jo? Dhe sa je i kënaqur me punën e përzgjedhësit?
Duka: Silvinjos i ka mbaruar kontrata pas Evropianit. Ne i kemi propozuar në fakt rinovimin që në muajin janar. Për momentin trajneri është me pushime dhe javës që vjen do të takohemi për të diskutuar për këtë temë dhe për të vazhduar punën. Sigurisht ne duam të hedhim sa më shpejt firmën në kontratë dhe të vazhdojmë të punojmë së bashku.
Unë mendoj se Sylvinho ka punuar mirë, nën drejtimin e tij Shqipëria u kualifikua për në Euro 2024 pas një edicioni kualifikues shumë të mirë, ku bëri paraqitje shumë të mira në të gjitha ndeshjet dhe arriti të renditej në vendin e parë të grupit si kurrë më parë. Trajneri ka krijuar atmosferë pozitive në skuadër në një kohë shumë të shkurtër dhe rezultatet flasin shumë për punën e bërë.
– E dimë që ke vështirë të flasësh me emra, por kush nga lojtarët u ka lënë më shumë përshtypje në Evropian, na përmend disa nga ta?
Duka: Vërtetë është e vështirë. Kemi një skuadër yjesh në fakt, që nga porta me Thomasin, që shkëlqeu në të trija ndeshjet e këtij Evropiani, duke vazhduar me mbrojtjen, mesfushën e sulmin. Vazhdon të më lërë pa fjalë dhe më mahnit në çdo ndeshje mbrojtësi i krahut të majtë, super Mario ynë si edhe truri i skuadrës, Kristian Asllani. Por janë të gjithë shumë të mirë, kemi një lider në mbrojtje si Berat Gjimshiti. Të gjithë, të gjithë më kanë lënë përshtypje shumë të mira.
– Mirlind Daku u pezullua nga UEFA me dy ndeshje. Përveç UEFA-s ku ju jeni nënkryetar a ka marrë masa edhe FSHF për atë apo thjesht e keni kuptuar futbollistin që e kanë kapluar emocionet?
Duka: Sigurisht që kemi folur me futbollistin për atë që ndodhi. Ai e ka kuptuar dhe e ka thënë edhe vetë që është përfshirë nga emocionet në ato momente, por normalisht duhet pasur kujdes pasi në futboll nuk ka vend për racizëm, nuk ka vend për ofendime, nuk ka vend për gjeste anti-sportive. Futbolli ka fuqinë dhe misionin për të bashkuar njerëzit e popujt.
– Çfarë premio kanë pasur futbollistët për kualifikimin në Euro 2024 dhe na thuaj se çfarë premio kanë pasur për Kampionatin Evropian?
Duka: Futbollistët dhe stafi kanë marrë një premio të majme për kualifikimin në Kampionatin Evropian, sigurisht edhe bonuse për çdo ndeshje të fituar në kualifikueset e këtij kampionati. Gjithsesi, pjesëmarrja në finalet e një Kampionati Evropian është në fakt bonusi më i madh që merr skuadra.
– FSHF është federata që ka paguar më së shumti dënime në Euro 2024 pas Kroacisë, si i ke parë këto dënime?
Duka: Sigurisht që askujt nuk i pëlqen që të gjobitësh aq shumë. Në tre ndeshje jemi gjobitur për të njëjtat arsye, për transmetimin e mesazheve anti-sportive, hedhjet e sendeve, ndezjen e flakadanëve, pushtimin e fushës. Megjithatë, vendimet kur janë të drejta respektohen dhe nuk diskutohen.
– Pas 2 pjesëmarrjeve në Kampionate Evropiane, a duhet të presin tifozët ta shohin Shqipërinë në një Kampionat Botëror dhe kur mund të ndodhë një gjë e tillë?
Duka: Gjërat merren me radhë. Fillimisht kemi Ligën e Kombeve që nis në shtator dhe ne objektivi ynë është të ngjitemi në Ligën A. Luajmë përballë ekipeve si Republika Çeke, Ukraina e Gjeorgjia. Të gjithë e pamë se çfarë me grinte e pasioni luajtën këta të fundit në këtë Evropian, duke mposhtur Portugalinë e duke konkurruar denjësisht Spanjën. Pastaj është edhe Kampionati Botëror dhe objektivi ynë është sigurisht kualifikimi në finalet e Botërorit “Amerikë 2026”. E dëshirojmë pafund dhe jam i sigurt që me këtë skuadër yjesh që kemi, ëndrra mund të bëhet së shpejti realitet.
– Ka shumë zhurmë rreth futbollistëve nga Kosova që kalojnë në ekipet e moshave në Shqipëri. A keni ndonjë marrëveshje me FFK-në për mos t’i marrë lojtarë njëra tjetrës?
Duka: Me Federatën e Kosovës, me mikun tim Agim Ademi kemi marrëdhënie fantastike, të shkëlqyera. Nuk e shoh aspak shqetësuese këtë zhurmë, përkundrazi. Është shqetësuese kur shqiptarët luajnë për përfaqësuese si Zvicra, Italia, etj., por jo kur përfaqësojnë ngjyrat kuqezi. Çdokush e ka derën e hapur në Kombëtaren tonë.
– Kur keni vendosur për kandidaturën me Serbinë për Euro 2027, a keni menduar se mund të merrni shumë kritika nga shqiptarët, sidomos në Kosovë?
Duka: Ka pasur shumë reagime nga tifozët, por edhe nga individë, në Kosovë e Shqipëri, gjithashtu edhe para familjes time të Federatës së Futbollit. Ne e kemi analizuar gjatë përpara se të shpallnim kandidaturën, por mendoj që edhe ata e kanë bërë, edhe në këndvështrimin politik, kanë parë më tutje, kanë menduar mesazhin që mund të japi ky bashkëpunim. Unë e kam konsideruar si një armë të fortë për ta fituar këtë garë e për ta siguruar këtë kampionat, sepse mesazhi që jep është shumë i rëndësishëm.
Është mesazh i paqes, tolerancës, bashkëpunimit dhe bashkëjetesës. E di mirë që dikush ka të drejtë të preket nga kjo, sepse plagën e kemi të freskët, por ne duhet të shohim më tej, duhet të mësohemi të bashkëjetojmë. Ne kemi në dorë të kontribuojmë që fëmijëve tanë t’i lemë një botë sa më të paqme. Nëse të gjithë punojnë në këtë drejtim, konfliktet do të jenë më të vogla. Patjetër, ne nuk e harrojmë atë çfarë ka ndodhur dhe sa më shumë nxjerrim mësime se çfarë ka ndodhur, duhet të luftojmë për paqe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAfati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Trajneri i njohur pritet të zëvendësojë Nuri Sahinin te Borussia Dortmund
Barcelona po bën presion mbi yllin e ekipit që të largohet para 31 janarit
Gerrard ka zbuluar dy lojtarët e vetëm nga të cilët kishte 'frikë' gjatë karrierës së tij
Drejtuesit e Real Madridit etiketojnë problemin, fajësohen tre lojtarë për zhgënjimet
Barcelona është në kërkim të pasuesit të Ter Stegen, dy emra në listën e dëshirave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri