LAJMI I FUNDIT:

Gruda: Nëse nuk i dërgon ligjet në Kushtetuese – çka duhet të bëjë PDK-ja, të gjuaj gurë apo gaz lotsjellës?!

Gruda: Nëse nuk i dërgon ligjet në Kushtetuese – çka duhet të bëjë PDK-ja, të gjuaj gurë apo gaz lotsjellës?!

Me 26 qershor Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur në rastin e parashtruar nga Abelard Tahiri dhe nëntë deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës, duke shpallur të pavlefshëm Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Ky vendim u arrit me pesë vota për dhe katër kundër.

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda thotë se nëse një gjë është jokushtetuese nuk ke pse të kesh frikë prej saj nëse jeton në një shtet që është demokraci.

Teksa shton se PDK-ja ka evidentuar edhe raste tjera si kjo.


“Mendoj që nuk bëhet fjalë për frikë. Diskutimi që duhet bërë është se si është e mundur që ndodhin shkelje kaq thelbësore të Kushtetutës nga Qeveria e Kosovës, dhe si është e mundur që shkeljet të përsëriten vazhdimisht sepse përveç ligjit për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme ne kemi evidentu edhe raste të tjera kur qeveria ka përsëritur shkeljen e njëjtë të kushtetutës që e ka bërë më herët,” tha Gruda në RTV Dukagjini.

Gruda thotë që mendon se janë dy arsye se pse ndodhin shkeljet, sipas tij mungesa e kompetencës bazike dhe propaganda politike që qeveria tenton ta përkthej në norma juridike.

“E para mungesa themelore e kompetencës bazike sepse kur unë dhe avokati kur marrim të shkruajmë një kërkesë për gjykatë kushtetuese në leximin e parë e dallojmë që është jokushtetuese dhe besoj që juristët kolegë e dallojnë këtë dhe e dyta është që këta tentojnë propagandën e vet po0litike pamfletët politike me i përkthye në norma juridike, nuk e duron teksti i një norme juridike gjuhën politike, këta duan të bëjnë propagandë me fol popullizëm dhe mundësisht me mund mi përkthy në norma juridike e ato janë të padurueshme për standardin e pjesës së botës që i përkasim ne,” shtoi Gruda.

Gruda shprehet se ka mendim që ka një djallëzi politike dhe se ka akuza ndaj PDK-së.

“Prapa këtyre shkeljeve që bëhen me qëllim që në fund të justifikohen të thonë “ja Gjykata Kushtetuese, ja opozita”, që bëhet një akuzë për PDK-në që thonë po i çon rastet në Gjykatë Kushtetuese, nuk ka akuzë më absurde, çka duhet të bëjë PDK-ja, me marrë gurë apo gaz lotsjellës?”, ka deklaruar tutje Gruda.

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori