LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Sllovenia është aleate dhe mbështetëse e palëkundur e Kosovës

Osmani: Sllovenia është aleate dhe mbështetëse e palëkundur e Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Kryetaren e Kuvendit Kombëtar të Sllovenisë, Urshka Klakoçar Zupançiq.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Kryetaren e Kuvendit Kombëtar të Sllovenisë, Urška Klakoçar Zupançiq.

Në takim u diskutua për rëndësinë e marrëdhënieve të shkëlqyeshme ndërmjet të dy vendeve, duke konfirmuar gatishmërinë për avancimin e mëtejshëm të tyre.


Gjatë takimit, Presidentja Osmani shprehu vlerësimin e thellë për mbështetjen e palëkundur të Sllovenisë në rrugën e Kosovës për liri, pavarësi dhe shtetndërtim.

Sipas Presidentes Osmani, Sllovenia është mike dhe aleate e fuqishme e Kosovës, ndaj i shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

“Sllovenia dhe Kosova kanë një lidhje të fortë dhe ne jemi të përkushtuar të punojmë së bashku për t’i adresuar sfidat e përbashkëta dhe për të shfrytëzuar mundësitë e shumta për bashkëpunim. Përmes bashkëpunimit, ne mund t`i arrijmë qëllimet tona të përbashkëta dhe të kontribuojmë në ruajten e stabilitetit dhe prosperitetit në rajonin tonë dhe përtej”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Sipas Presidentes Osmani, Kosova është shembull pozitiv në rajon me progresin në fushën e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, transparencën, qeverisjen e mirë dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Presidentja Osmani theksoi se synimi i politikës së jashtme të Kosovës mbetet i fokusuar në forcimin e pozitës ndërkombëtare dhe anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, me ç’rast potencoi edhe rolin e rëndësishëm të diplomacisë parlamentare.

Në këtë linjë, Presidentja Osmani shtroi nevojën e vazhdimit të mbështetjes sllovene për anëtarësim në BE, NATO, sikurse edhe në organizata ndërkombëtare.

U diskutua edhe për rëndësinë e bashkëpunimit ndërparlamentar të grupeve të miqësisë ndërmjet dy parlamenteve dhe shkëmbimit reciprok të përvojave.

Diskutimet u fokusuan edhe në një gamë të gjerë temash, duke përfshirë rritjen e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, teknologjisë informative, fuqizimin e grave dhe të rinjve, etj.

Në trend Lajme

Më shumë
“Obligimet për Kosovën dhe Serbinë nga dialogu s’ndryshojnë me lehtësuesit e rinj”, Lajçakut i zgjatet mandati

“Obligimet për Kosovën dhe Serbinë nga dialogu s’ndryshojnë me lehtësuesit e rinj”, Lajçakut i zgjatet mandati

Lajme
“Shyqyr që erdhi kjo ditë”, “një vepër e madhe, ta gëzojnë shqiptarët kudo që janë”, Rama publikon përshtypjet e udhëtarëve të parë në tunelin e Llogarasë

“Shyqyr që erdhi kjo ditë”, “një vepër e madhe, ta gëzojnë shqiptarët kudo që janë”, Rama publikon përshtypjet e udhëtarëve të parë në tunelin e Llogarasë

Lajme
U ngjit në telat elektrikë të trenit në Gjermani, lëndohet rëndë 14-vjeçari nga Kosova

U ngjit në telat elektrikë të trenit në Gjermani, lëndohet rëndë 14-vjeçari nga Kosova

Lajme
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave për vjedhje

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave për vjedhje

Kronika e Zezë
Ponosh: Vuçiq praktikisht e ka njohur Kosovën

Ponosh: Vuçiq praktikisht e ka njohur Kosovën

Politikë
Apartamente nga 1400 dollarë nata, vajza e Donald Trump konfirmon investimin luksoz në Sazan të Shqipërisë

Apartamente nga 1400 dollarë nata, vajza e Donald Trump konfirmon investimin luksoz në Sazan të Shqipërisë

Lajme
Kalo në kategori