Japonia ka lëshuar me sukses një satelit për vëzhgimin e Tokës nga një raketë H3.
Bëhet e ditur se raketa H3 u ngrit nga Qendra Hapësinore Tanegashima në një ishull japonez dhe lëshoi ngarkesën e saj rreth 16 minuta më vonë, duke e vendosur atë në një orbitë të synuar siç ishte planifikuar, ka njoftuar Agjencia Japoneze e Kërkimit të Hapësirës Ajrore (JAXA).
Sateliti i avancuar i vëzhgimit të tokës, ose ALOS-4, ka për detyrë kryesisht vëzhgimin e Tokës dhe mbledhjen e të dhënave për reagimin ndaj fatkeqësive dhe hartimin e hartave, duke përfshirë aktivitetin vullkanik dhe sizmik dhe lëvizjet e tjera të tokës.
Është gjithashtu i aftë të monitorojë aktivitetin ushtarak, siç janë lëshimet e raketave, me një sensor infra të kuq të zhvilluar nga Ministria e Mbrojtjes, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.
Kreu i JAXA-s, Hiroshi Yamakawa vlerësoi nisjen e sukesshme si “një hap i madh” drejt sigurimit të qasjes së Japonisë në hapësirë.
“Unë besoj se dy fluturimet e suksesshme me radhë do të ndihmonin në fitimin e besimit nga brenda dhe jashtë vendit”, tha Yamakawa.
Edhe menaxheri i projektit H3 i JAXA-s, Makoto Arita, tha se misioni ishte “pothuajse një sukses i përsosur”.
Siç raportohet, ALOS-4 është një pasardhës i ALOS-2 aktual dhe mund të vëzhgojë një zonë shumë më të gjerë.
Japonia do të operojë të dyja për momentin.
Lëshimi ishte i treti i sistemit H3, pas atij të suksesshëm më 17 shkurt dhe fluturimit tronditës të dështuar debutues një vit më parë.
Japonia sheh një aftësi të qëndrueshme dhe konkurruese të transportit hapësinor si çelës për programin e saj hapësinor dhe sigurinë kombëtare. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVala e të nxehtit kërcënon mbi 130 milionë njerëz në SHBA
Hamasi heq dorë nga kërkesa kyçe, hapet rruga për armëpushim në Gazë
Shefi i marinës së Ukrainës thotë se Rusia po humbet qendrën e Krimesë në Detin e Zi
Putin ia paraqiti Orbanit planin me kushte të paqes Ukrainë-Rusi
Zelensky zbulon planet e Ukrainës për rritjen e kapacitetit të mbrojtjes
Vuçiq mendon se zgjedhja e estonezes Kaja Kallas “do ta bëjë Rusinë edhe më agresive” ndaj Perëndimit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Portugali 0-0 Francë: Dembele dhe Maignan më të mirët, Ronaldo lamtumirë me paraqitje të dobët
A ishte penallti prekja me dorë e Marc Cucurellas që nuk u akordua nga gjyqtari?
Tifozët dalluan një detaj të çmendur në festën e golit të Mikel Merinos
Mori një goditje të rëndë nga Kroos, mësohet shkalla e lëndimit të Pedrit
Policia jep detaje për vrasjen e sotme në Tetovë
Ponosh: Vuçiq praktikisht e ka njohur Kosovën