LAJMI I FUNDIT:

Zymer Bytyqi mund ta bëj hapin e madh në karrierë, në bisedime me skuadrën e madhe nga La Liga

Zymer Bytyqi mund ta bëj hapin e madh në karrierë, në bisedime me skuadrën e madhe nga La Liga

Zymer Bytyqi ka disa muaj që ka mbetur lojtar i lirë pas largimit nga Antalyaspor.

Sulmuesi kosovar nuk ishte paguar disa muaj nga Antalyaspor dhe vendosi ta dërgoj çështjen në FIFA.

Shtëpia më e madhe e futbollit botërorë i dha të drejtë Bytyqit që shkëputi në mënyrë të njëanshme kontratën për të mbetur lojtar i lirë.


Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s
Lexo po ashtu Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Megjithatë e ardhmja duket shumë më e mirë për sulmuesin anësorë, pasi mund të transferohet në La Liga.

Mediumi spanjoll Ficherio ka raportuar se Bytyqi mund të transferohet te skuadra e madhe spanjolle Sevilla që bën pjesë në La Liga.

Drejtori sportiv i Sevillas, Victor Orta tha ditë më parë se synimi i klubit është të angazhojë lojtarë të lirë pasi gjendja financiare nuk është më e mira.

Menaxheri i kosovarit, Jim Solbakken është në bisedime me drejtuesit e klubit spanjoll dhe marrëveshja mund të arrihet në ditët e ardhshme.

27-vjeçari ka një karrierë të pasur pasi ka luajtur edhe për Red Bull Salzburg, Viking, Konyaspor dhe Olympiacos.

Ai sezonin e fundit në 34 ndeshje realizoi dy gola dhe asistoi në katër të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohen më shumë foto të Messit me Yamal kur ishte vetëm 6 muajsh – Leo në fakt po e lante talentin e madh

Publikohen më shumë foto të Messit me Yamal kur ishte vetëm 6 muajsh – Leo në fakt po e lante talentin e madh

La Liga
Neuer i hap rrugën largimit nga Bayerni, por refuzon transferimin tek dy shtete

Neuer i hap rrugën largimit nga Bayerni, por refuzon transferimin tek dy shtete

Bundesliga
UEFA konfirmon se rregulli i ri i diskutueshëm do të përdoret në të gjitha garat nga 2024/25 pas provës në Euro 2024

UEFA konfirmon se rregulli i ri i diskutueshëm do të përdoret në të gjitha garat nga 2024/25 pas provës në Euro 2024

Ndërkombëtare
Messi dështoi keq të shënojë penalltinë me ‘penenka’, gati sa i kushtoi Argjentinës me kualifikim

Messi dështoi keq të shënojë penalltinë me ‘penenka’, gati sa i kushtoi Argjentinës me kualifikim

Përfaqësueset
UEFA tregohet e pamëshirshme ndaj Demiralit, i shqipton dënimin pas 'festës nacionaliste'

UEFA tregohet e pamëshirshme ndaj Demiralit, i shqipton dënimin pas 'festës nacionaliste'

Përfaqësueset
Arrihet

Arrihet "marrëveshja verbale" mes De Bruynes dhe klubit të ri

Premier League
Kalo në kategori