Antonio Belushi, prifti arbëresh i cili me jetën e veprën e tij është identifikuar më së shumti me qenien e arbëreshëve të Italisë në gjysmë shekullin e kaluar, ka ndërruar jetë me 20 qershor 2024.
Më herët gjatë një interviste për Euronewsal, ai kishte folur gjerësisht për jetën e tij si prift i arbëreshëve, por edhe histori të vjetra e të reja të tyre.
Ai tregoi një histori se si gratë arbëreshë për të ruajtur gjuhën e tyre, nxorën gërshërët e i prenë gjuhët fëmijëve që kishin filluar të flisnin italisht.
“Mëmat tona arbëreshe, njerëzisht, morën gërshërën dhe i prenë gjuhën fëmijëve. I prenë gjuhën fëmijëve, se pushuan së foluri arbërisht. Nga “mbyll derën, biri im, ç’bëre, mbylle derën”, s’i thoshin më, flisnin italisht. Mëmat tona, jo! Për këtë është shkruar një libër “gjuhë të prera”. Kjo gjuhë gojore vjen e bëhet një gjuhë e gjallë, e transmeton vlera ”, u shpreh Belushi.
I lindur në vitin 1934 në Frasnitë të Kalabrisë, Antonio Belushi, i cili është arsimuar për klerik, gjithë jetën e tij ka qenë zë i arbëreshëve.
Vdekja e Belushit është konsideruar humbje e një njeriu që përveç angazhimeve profesionale ishte dhe mbrojtës i çështjes së Kosovës, si klerik dhe veprimtar shkencor e humanitar,
Antonio Belushi qe prift arbëresh, gazetar, shkrimtar, pedagog, etnolog.. Ka themeluar revistat “Vatra jonë”, “Lidhja”, shoqatën kulturore dhe shtëpinë botuese “G. Kastrioti”, bibliotekën ndërkombëtare “Bellusci”. Ka botuar studime në periodikët “Shejzat”, “Zgjimi”, “Katundi Ynë”, “Studime Filologjike”, “Përparimi”.
Gjithashtu ka botuar librat “Këngë fetare arbëreshe”, “Argalia në tekstet popullore arbëreshe në Frasnitë”, “Magjia, mite dhe besime popullore në katundet arbëreshe” etj.
Për angazhimin e tij është shpërblyer me disa çmime nga ana e autoriteteve të Italisë, Shqipërisë dhe Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“Bayraktarët e Kosovës kanë vëzhguar lëvizjet e ushtrisë serbe”, Ministria e Mbrojtjes i përgjigjet Vuçiqit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/droni-380x233.jpg)
“Bayraktarët e Kosovës kanë vëzhguar lëvizjet e ushtrisë serbe”, Ministria e Mbrojtjes i përgjigjet Vuçiqit
![Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave për vjedhje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_15-380x233.jpg)
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave për vjedhje
![Pas reagimeve të fundit, Haxholli thotë se ka marr vërejtje nga MPJD](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Fatmir-Haxholli-380x233.jpg)
Pas reagimeve të fundit, Haxholli thotë se ka marr vërejtje nga MPJD
![Pensionohet moderatorja e njohur e RTK-së, Fadile Kryeziu](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/500x417_fadile-kryeiu1720079896-380x233.jpg)
Pensionohet moderatorja e njohur e RTK-së, Fadile Kryeziu
![Kush është fajtor për ngecjen në dialogun Kosovë-Serbi?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/dialogu-380x233.png)
Kush është fajtor për ngecjen në dialogun Kosovë-Serbi?
![Apeli vërteton dënimin, 25 vjet burg për babanë që vrau djalin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_25-1-380x233.jpg)
Apeli vërteton dënimin, 25 vjet burg për babanë që vrau djalin e tij
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Pas lirimit të Assange, Wikileaks publikoi një dokument sekret të inteligjencës izraelite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/assange-380x233.jpg)
Pas lirimit të Assange, Wikileaks publikoi një dokument sekret të inteligjencës izraelite
![Njihuni me mashtruesin më të madh të futbollit: Man City, Liverpool, Chelsea, Man United dhe kapja e ish-gruas së Henryt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Medi-Abalimbaa-380x233.jpg)
Njihuni me mashtruesin më të madh të futbollit: Man City, Liverpool, Chelsea, Man United dhe kapja e ish-gruas së Henryt
![Euro 2024 një](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-03-182956-380x233.png)
Euro 2024 një "minierë ari" - ku shkojnë paratë, sa fitojnë federatat, klubet, lojtarët dhe gjyqtarët
![Tifozët e Real Madridit janë të shokuar se kush është futur në listën e legjendave të klubit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/real-madrid-380x233.png)
Tifozët e Real Madridit janë të shokuar se kush është futur në listën e legjendave të klubit
![Hovenier: Shqetësohemi kur Qeveria e Kosovës ndërmerr veprime për të vendosur sovranitet aty ku ka sovranitet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/marreveshjeve-te-mirekuptimit-nga-USAID-i-ndermjet-Universitetit-te-Iowas-dhe-Universitetit-te-Pejes-Prizrenit-dhe-te-Prishtines-Jeffrey-Hovenier-foto-Ridvan-Slivova-24-380x233.jpg)
Hovenier: Shqetësohemi kur Qeveria e Kosovës ndërmerr veprime për të vendosur sovranitet aty ku ka sovranitet
![Sondazhi i ri - Vetëm Michelle Obama do të fitonte kundër Donald Trumpit nëse nuk kandidon Joe Biden](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/michelle-obama-joe-biden-donald-trump-380x233.jpg)
Sondazhi i ri - Vetëm Michelle Obama do të fitonte kundër Donald Trumpit nëse nuk kandidon Joe Biden