LAJMI I FUNDIT:

Neymar zbulon katër lojtarët e tij favoritë për Topin e Artë 2024 – nuk mund të vendosë mes dy emrave

Neymar zbulon katër lojtarët e tij favoritë për Topin e Artë 2024 – nuk mund të vendosë mes dy emrave

Çmimi i Topit të Artë këtë vit do të diskutohet gjerë e gjatë pasi disa lojtarë janë fuqishëm në garë për ta fituar atë, ndërsa tani Neymar ka zbuluar katër lojtarët të cilët sipas tij do të garojnë për këtë çmim.

Lionel Messi e fitoi e fitoi këtë çmim vitin e kaluar për herë të tetë, duke e rritur distancën në tre Topa të Artë me rivalin e tij Cristiano Ronaldon.

Messi dhe Ronaldo ndajnë 13 Topa të Artë mes vete, por me dy legjendat tashmë në perëndim të karrierës, një gjeneratë e re e futbollistëve të talentuar po del në pah.


Ylli i Al Hilalit, Neymar nuk e ka fituar asnjëherë Topin e Artë, por përfundoi i treti në renditje në vitin 2015 dhe 2017, vitë në të cilat Messi dhe Ronaldo e fituan atë çmim.

Neymar e quan lojtarin e Real Madridit më të shëmtuarin me të cilin ka luajtur ndonjëherë
Lexo po ashtu Neymar e quan lojtarin e Real Madridit më të shëmtuarin me të cilin ka luajtur ndonjëherë

Ceremonia e këtij viti do të mbahet më 28 tetor në Paris ku tashmë do të ketë një fitues të ri të këtij çmimi. Që prej se Kaka e fitoi në vitin 2017, vetëm Luka Modric dhe Karim Benzema arritën ta thyejnë hegjemoninë e Messit dhe Ronaldos.

Neymar tani e ka zgjedhur fituesin e këtij viti, por edhe tre të tjerët që sipas tij kanë pasur një sezon fantastik.

Reprezentuesi brazilian e ka zgjedhur Vinicius Junior si fitues të Topit të Artë këtë vit. Në pozitën e dytë, Neymar nuk arriti që të ndajë mendjen mes Rodrygos dhe Jude Bellingham, ndërsa nuk la pa përmendur edhe Kylian Mbappen.

“Vinicius i pari, Rodrygo dhe Jude Bellingham janë të barabartë dhe natyrisht Mbappe hyn në luftën mes këtyre treve”, ka thënë Neymar për Bola VIP.

Të gjithë këta katër lojtarë të përmendur nga Neymar janë pjesë e Real Madridit gjë që e bën edhe më të veçantë parashikimin e tij./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamja e tyre i thotë të gjitha: Shikoni reagimet e fëmijëve që dalin me lojtarët në fushën e ndeshjeve të Euro 2024

Pamja e tyre i thotë të gjitha: Shikoni reagimet e fëmijëve që dalin me lojtarët në fushën e ndeshjeve të Euro 2024

Përfaqësueset

"Një nga lojtarët më të rrezikshëm" - Toni Kroos tregon se cilit lojtar të Spanjës i frikësohen më shumë

Përfaqësueset
Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka

Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka "ekip të ri dhe papërvojë"

Përfaqësueset
Rumunët lanë një mesazh për gjermanët pas eliminimit nga Euro 2024, kjo është gjendja në të cilën u larguan nga zhveshtorja

Rumunët lanë një mesazh për gjermanët pas eliminimit nga Euro 2024, kjo është gjendja në të cilën u larguan nga zhveshtorja

Përfaqësueset
Punoi gjashtë vite te Man City, ish-asistenti i Guardiolës suspendohet me një vit për shkak të basteve

Punoi gjashtë vite te Man City, ish-asistenti i Guardiolës suspendohet me një vit për shkak të basteve

Premier League
Euro 2024 një

Euro 2024 një "minierë ari" - ku shkojnë paratë, sa fitojnë federatat, klubet, lojtarët dhe gjyqtarët

Përfaqësueset
Kalo në kategori