LAJMI I FUNDIT:

Obama për debatin presidencial: Përballje mes dikujt që e thotë të vërtetën dhe dikujt që gënjen për përfitime

Obama për debatin presidencial: Përballje mes dikujt që e thotë të vërtetën dhe dikujt që gënjen për përfitime

Ata kanë “shkëmbyer akuza” për muaj të tërë, por Joe Biden dhe Donald Trump së fundmi e kanë pasur shansin për t’u përballur me njëri-tjetrin.

Kandidatët e supozuar të partisë Demokratike dhe Republikane dolën në skenën e debatit në Atlanta, Georgia, më pak se pesë muaj përpara votimit më 5 nëntor.

Bëhet e ditur se debati është përcjellur nga miliona njerëz, përcjell Telegrafi.


Në të janë diskutuar çështje të ndryshme nga lufta në Ukrainë, Rripin e Gazës, largimi i trupave amerikane nga Afganistani e deri të aborti e COVID-19.

Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president
Lexo po ashtu Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president

Por, ndër tjera përballja mes dy kandidatëve ka ngjallur edhe reagime të shumta nga shtete dhe personalitete të njohura.

Një prej tyre ka qenë edhe reagimi i ish-presidentit Barack Obama në rrjete sociale.

Ai e ka cilësuar debatin si “një natë e keqe”.

“Ndodhin edhe netë të këqija debati. Më besoni, e di”, e nis deklaratën ish-presidenti.

“Por, këto zgjedhje janë ende zgjedhje mes dikujt që ka luftuar për njerëzit gjatë gjithë jetës së tij dhe dikujt që kujdeset vetëm për veten. Mes dikujt që e thotë të vërtetën dhe e dallon atë nga e gabuara, dhe dikujt që gënjen për përfitimet e veta. Nata e kaluar nuk e ndryshoi këtë”, shtoi Obama. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

Botë
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Botë
Kalo në kategori