LAJMI I FUNDIT:

Policia: Kremtimi i Vidovdanit në Gazimestan kaloi pa incidente, një person u shoqërua

Policia: Kremtimi i Vidovdanit në Gazimestan kaloi pa incidente, një person u shoqërua

Policia e Kosovës ka njoftuar se kremtimi i Vidovdanit në Gazimestan ka kaluar pa incidente, përveç shoqërimit të një personi për intervistim, sipas procedurave ligjore.

Në Gazimestan sot, 28 qershor, janë mbledhur qindra serbë nga Kosova, Serbia dhe vendet e rajonit për të shënuar festën, e Vidovdanit.


Policia e kontrolloi secilin pjesëmarrës, duke ua larguar flamujt e bluzat provokuese.

Autoritetet policore përmes një komunikate kanë thënë se kanë marrë të gjitha masat koordinuese që ky manifestim të mbahet i qetë dhe pa incidente.

Policia arreston një serb në Gazimestan
Lexo po ashtu Policia arreston një serb në Gazimestan

“Referuar informacioneve nga njësitet e angazhuar policore në teren nuk është raportuar asnjë rast i cili ka ndikuar në mbarëvajtjen e manifestimeve, përveç shoqërimit të një personi në stacion policor për intervistim sipas procedurave ligjore. Pas përfundimit të aktiviteteve në orët e pasdites të gjithë pjesëmarrësit janë shpërndarë të qetë”.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore, menaxhimin e situatës së sigurisë, zbatimin e Kushtetutës së RKS-së në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Thaqi për veteranët: Luftëtarët e vërtetë nuk shkojnë nga Serbia

Thaqi për veteranët: Luftëtarët e vërtetë nuk shkojnë nga Serbia

Lajme
Grabitja e armatosur në Suharekë - çka thotë dosja e Prokurorisë për Korab Gashin

Grabitja e armatosur në Suharekë - çka thotë dosja e Prokurorisë për Korab Gashin

Drejtësi
Destabilizohet moti në Kosovë, pamje nga disa qytete

Destabilizohet moti në Kosovë, pamje nga disa qytete

Lajme
Sufllaqe, byrek dhe fërgesë, britanikja shpenzon vetëm 100 paund [118 euro] për tre ditë në Tiranë

Sufllaqe, byrek dhe fërgesë, britanikja shpenzon vetëm 100 paund [118 euro] për tre ditë në Tiranë

Lajme
Bie numri i nxënësve që i nënshtrohen testit të maturës, Pupovci: Arsye mund të jetë rënia e interesimit për studime universitare

Bie numri i nxënësve që i nënshtrohen testit të maturës, Pupovci: Arsye mund të jetë rënia e interesimit për studime universitare

Lajme
Gjendet i vdekur 61-vjeçari nga Gjilani që ishte shpallur i zhdukur

Gjendet i vdekur 61-vjeçari nga Gjilani që ishte shpallur i zhdukur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori