LAJMI I FUNDIT:

Merino refuzon Barcelonën, preferon transferimin në Ligën Premier

Merino refuzon Barcelonën, preferon transferimin në Ligën Premier

Mikel Merino është një nga mesfushorët më të kërkuar në afatin kalimtar veror.

Mesfushori spanjoll në Euro 2024 po luan me Spanjën pas një sezoni fantastik me fanellën e Real Sociedadit.


28-vjeçari ka qenë lojtari kryesor i skuadrës baske dhe ka zgjuar interesimin e top klubeve evropiane duke përfshirë Barcelonën dhe Arsenalin.

Mikel Arteta po përpiqet ta bind top yllin e Spanjës që ta pranojë ofertën e Arsenalit
Lexo po ashtu Mikel Arteta po përpiqet ta bind top yllin e Spanjës që ta pranojë ofertën e Arsenalit

Merino në 45 ndeshje zyrtare ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë.

Megjithatë lojtari ka refuzuar transferimin te Barcelona, pasi qëllimi është të rikthehet të luaj në Angli.

Mundo Deportivo ka raportuar se Merino nuk dëshiron t’i bashkohet Barcelonës, pasi tanimë ka marrëveshje personale me Arsenalin.

Barcelona synon transferimin e top yllit të Real Sociedadit
Lexo po ashtu Barcelona synon transferimin e top yllit të Real Sociedadit

Mesfushori spanjoll ka luajtur edhe më parë në Ligën Premier, ku për dy sezone ka veshur fanellën e Newcastle United, por pa arritur të lë gjurmë.

Arsenali tani duhet të bind Real Sociedadin për të hequr dorë nga mesfushori spanjoll me një ofertë të lartë që duhet të jetë mbi 50 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Ndërkombëtare
Ekspertët e futbollit shpërthejnë në

Ekspertët e futbollit shpërthejnë në "vjedhjen" që VAR-i ia bëri Danimarkës përballë Gjermanisë

Përfaqësueset
Zbulohet se çfarë tha Jude Bellingham kur shënoi golin me gërshërë për Anglinë

Zbulohet se çfarë tha Jude Bellingham kur shënoi golin me gërshërë për Anglinë

Përfaqësueset
Veprim i shëmtuar i Declan Rice ndaj trajnerit Calzona - anglezi e shau rëndë

Veprim i shëmtuar i Declan Rice ndaj trajnerit Calzona - anglezi e shau rëndë

Përfaqësueset
Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Ndërkombëtare
Ylli i Leverkusenit refuzon të nënshkruajë kontratën e re, i thotë klubit se dëshiron të transferohet te Bayern Munichu

Ylli i Leverkusenit refuzon të nënshkruajë kontratën e re, i thotë klubit se dëshiron të transferohet te Bayern Munichu

Bundesliga
Kalo në kategori