LAJMI I FUNDIT:

Kurti për takimin e ardhshëm në Bruksel: Do të shohim se si mund të ecim përpara

Kurti për takimin e ardhshëm në Bruksel: Do të shohim se si mund të ecim përpara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën Ndërkombëtare të Rinisë për Vetëvendosje! “Western Balkans Six – Youth for Social Democracy përvec migrimit ka folur edhe për procesin e dialogut, me theks të veçantë takimit të nesërm me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që do të mbahet nesër (e mërkurë, 26 qershor) në Bruksel.

Kurti tha se beson që takimi i nesërm me presidentin serb do të jetë në funksion të rikapitulimit të procesit të dialogut.

“Të shohim se në çfarë gjendje ndodhemi dhe cilat janë idetë se si mund të ecët para. Për bindjen time, Marrëveshja Bazike me Aneksin e Ohrit e bën normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë me njohje së paku de-facto në qendër”, ka thënë Kurti, transmeton Telegrafi.


Tutje, Kurti u shpreh i bindur se marrëveshja bazike e 27 shkurtit të vitit të kaluar me aneksin e zbatimit nga Ohri “është zgjidhja evropiane e fqinjësisë së mirë, e cila nuk është realizuar”.

Zyra e Borrellit publikon agjendën: Fillimisht takime të ndara me negociatorët, pastaj takimi Kurti-Vuçiq
Lexo po ashtu Zyra e Borrellit publikon agjendën: Fillimisht takime të ndara me negociatorët, pastaj takimi Kurti-Vuçiq

“Andaj, kjo është zgjidhja evropiane e fqinjësisë së mirë, por që nuk është realizuar deri më sot për shkak se para se të kemi edhe zbatim të marrëveshjes, kemi pasur shkelje sistematike të saj që ka kulmuar me letrën e kryeministres Bërnabiq, ku Serbia u tërhoq nga Marrëveshja Bazike dhe prej aty na vijnë të gjitha problemet. Pra, nga shkelja e Marrëveshjes Bazike vijnë problemet në raportin me Serbinë”, tha Kurti.

Më tej, kreu i qeverisë përmendi që dje janë bërë 9 muaj prej se është vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, teksa shtoi se pikërisht dje janë bërë 9 muaj që kryekrimineli i paramilitarëve terroristë, Milan Radoiçiq ndodhet në liri.

Ndërkaq lidhur me tensionet dhe eskalimet, Kurti tha se ato “e kanë adresën, sepse përgjegjësinë e fajësinë në Beogradin zyrtar”.

“Kemi pasur vazhdimisht tensione, nganjëherë edhe eskalime, por që të gjitha e kanë adresën sepse përgjegjësinë e fajësinë në Beogradin zyrtar”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Kalo në kategori