LAJMI I FUNDIT:

E diela kaotike në Prishtinë shkaku i shiut të rrëmbyeshëm, Rama synon projekt të ri kanalizimesh

E diela kaotike në Prishtinë shkaku i shiut të rrëmbyeshëm, Rama synon projekt të ri kanalizimesh

Dëme të shumta materiale janë regjistruar në Prishtinë si rezultat i të reshurave të shiut në mbrëmjen e së dielës. Derisa qytetarët janë ankuar se nga zyrtarët komunal nuk po u ofrohet zgjidhje për problemet që po rezultojnë me përmbytje, këta të fundit patën një tjetër arsyetim.

Kanë mjaftuar disa minuta reshjesh intensive të shiut që disa lagje të kryeqytetit të vërshohen nga uji.

Pjesët më të prekura ishin lagjet në të cilat ishin duke u ndërtuar komplekse banesore, e në pjesët ku është duke u ndërtuar rruga A.


Reshjet e shiut, pas një jave me temperatura të larta, depërtuan në podrume e edhe shtëpi të qytetarëve.

“Kjo është gjendja në njërën nga rrugët e kryeqytetit, disa orë pas reshjeve të shiut. Rrugë të bllokuara e makina të bllokuara, kanë qenë për disa orë këtu në Prishtinë.”

Uji kishte depërtuar edhe në shtëpinë e Bekim Halimit, i cili thotë se kjo përsëritet sa herë që ka reshje shiu.

Ai thotë që kur kanë nisur punimet në rrugën A, gjendja në këtë pjesë të kryeqytetit është vështirësuar dhe për këtë bënë fajtor institucionet lokale.

​Shiu i dendur shkakton dëme të shumta në Prishtinë, qytetarëve u bëhet thirrje të evitojnë daljet
Lexo po ashtu ​Shiu i dendur shkakton dëme të shumta në Prishtinë, qytetarëve u bëhet thirrje të evitojnë daljet

“Vetëm vjet që janë duke punuar rrugën A, sa kam vërejt aty në Veternik që është ura, e kanë thy urën aty  i kanë shti dy gypa alternativ, e  ata dy gypa qysh i pash unë e janë ka 80 cm, kjo nuk mundet me i përbi, sepse këtu vjen prroni i Matiqanit, që ka shumë ujë e banesa, plus edhe Rruga B,” ka thënë qytetari Bekim Halimi.

Derisa në këtë pjesë,  banorët ankoheshin se askush nuk u ka dalë në ndihmë, në rrugën C zjarrfikësit intervenonin për ta larguar ujin nga podrumi i një ndërtese.

Këtu ishte edhe zv.ministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani i cili tha se gjendja nuk ka qenë alarmante.

“Situata në rrethin e Prishtinës, është e menaxhueshme mirëpo në kryeqendër ka pasur disa dëme, fatmirësisht jo të mëdha edhe të menaxhueshme, ekipet e zjarrfikësve dhe shpëtimit kanë reaguar rreth orës 18:00, gjendja është nën kontroll sikur po e shihni ekipet janë duke reaguar sikur këtu me mjete të pompimit meqë uji është në katin -2,” deklaroi Blerim Gashani, Zv.ministër i Punëve të Brendshme.

E një ditë pas, kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka takuar përfaqësuesit e institucioneve të sigurisë, ndërkohë që ka thënë se fajtori për këtë situatë është dizajnimi i keq i pusetave e vjetërsia e tyre.

“Ne vetëm se kemi filluar intervenimet në rruge ‘B’ dhe ‘A’ dhe do të zgjidhet ky problem sepse ky problem është kah mot. Disa prej lagjeve me vite të tera nuk kanë qenë të mirëmbajta, në pjesën e stacionit të autobusit e bëmë intervenimin e menjëhershëm. Dizajnimi i atyre pusetave nuk është i mjaftueshëm dhe për këtë biseduam ta bëjmë një projekt të ri për kanalizime,” deklaroi Përparim Rama, kryetar i Prishtinës.

“Janë shkuar thirrjet direkt, afro 100 thirrje në të gjitha thirrjet janë intervenuar. vlerësimi i dëmeve është aktiv dhe do të merremi me çdo lloj dëmi të qytetarëve. vetëm sasia e sotme 65 milimetra për metër i cili është sasi e ujit që bëhet për një muaj të tëre, është sasi e madhe,” shtoi Lulzim Fushtica – Drejtor për Siguri dhe Emergjenca, Prishtinë.

Mbrëmjen e së dielës, në terren ishin edhe përfaqësuesit e Agjencionit për menaxhimin e emergjencave, ndonëse ndihma e tyre nuk u desh në këtë situatë./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Kalo në kategori