LAJMI I FUNDIT:

Ukraina, edhe më afër ëndrrës për t’iu bashkuar BE-së

Ukraina, edhe më afër ëndrrës për t’iu bashkuar BE-së

Bashkimi Evropian më 25 qershor do të fillojë zyrtarisht bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës në bllok, duke hedhur poshtë përpjekjet ruse për ta detyruar fqinjin e saj të mos bashkohet me aleancat perëndimore.

Bëhet e ditur se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pritet të mbajë një fjalim në ceremoninë e nisjes, të asaj që zyrtarja më e lartë e Ukrainës për Evropën, Olga Stefanishyna, e përshkroi si “ditë e madhe”.


Ajo njoftoi se pavarësisht luftës, Ukraina nuk do të kërkojë trajtim të veçantë gjatë negociatave, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

“Ky është vullneti i popullit ukrainas”, tha Stefanishyna, zëvendëskryeministrja për integrimin evropian dhe atlantik të Ukrainës.

BE-ja miraton zyrtarisht nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Ukrainës dhe Moldavisë në bllok
Lexo po ashtu BE-ja miraton zyrtarisht nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Ukrainës dhe Moldavisë në bllok

“Është një ditë e madhe për të gjithë”, shtoi ajo duke shfaqur emocione ndërsa përshkruante procesin e integrimit.

“Kanë kaluar rreth dy vjet që kur Ukraina aplikoi për anëtarësim. Lufta vazhdon ende, por negociatat për pranimin e saj po fillojnë tani”.

Ndryshe, ndërsa vlerësohet për përparim që nga aplikimi i saj, Ukraina duhet të kryejë dhjetëra reforma institucionale dhe ligjore të nevojshme për anëtarësim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Biden do të takohet me familjen e tij mes presioneve për të dhënë dorëheqjen pas debatit

Biden do të takohet me familjen e tij mes presioneve për të dhënë dorëheqjen pas debatit

Amerika
Katër të vdekur dhe disa të tjerë të lënduar – momenti i shpërthimit në një restorant në Izmir të Turqisë

Katër të vdekur dhe disa të tjerë të lënduar – momenti i shpërthimit në një restorant në Izmir të Turqisë

Turqia
Pamje që tregojnë sesi ukrainasit ishin futur në Ishullin e Gjarprit, në dyvjetorin e dëbimit të rusëve nga pozicioni me rëndësi strategjike

Pamje që tregojnë sesi ukrainasit ishin futur në Ishullin e Gjarprit, në dyvjetorin e dëbimit të rusëve nga pozicioni me rëndësi strategjike

Evropa
Pinë nga shishet që i gjetën në det, humbin jetën katër peshkatarët në Shri Lankë

Pinë nga shishet që i gjetën në det, humbin jetën katër peshkatarët në Shri Lankë

Azia
Temperaturat deri në 44 gradë Celsius, Greqia përballet me zjarre - autoritetet paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet edhe më shumë

Temperaturat deri në 44 gradë Celsius, Greqia përballet me zjarre - autoritetet paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet edhe më shumë

Greqia
Pamje nga fushëbeteja, ukrainasit shkatërrojnë sistemet raketore ruse TOR-M2 dhe Pantsir

Pamje nga fushëbeteja, ukrainasit shkatërrojnë sistemet raketore ruse TOR-M2 dhe Pantsir

Evropa
Kalo në kategori