LAJMI I FUNDIT:

Rooney tregon problemin e madh të Anglisë në Euro 2024 dhe lojtarin që do e kishte zgjidhur atë

Rooney tregon problemin e madh të Anglisë në Euro 2024 dhe lojtarin që do e kishte zgjidhur atë

Wayne Rooney ka dhënë mendimin e tij në lidhje me paraqitjet e Anglisë në Euro 2024 dhe ka emëruar një lojtar i cili nuk u ftua, por që do të kishte zgjedhur problemet e tyre aktuale.

“Tre Luanët” e nisën me fitore fazën e grupeve pasi mposhtën me rezultat 1-0 Serbinë para se të bëjnë një paraqitje zhgënjyese ndaj Danimarkës sfidë e cila përfundoi baras 1-1.

Kjo do të thotë se të besuarit e Gareth Southgate duhet të evitojnë humbjen në ndeshjen e tretë ndaj Sllovenisë për të garantuar një vend në mesin e 16 kombëtareve më të mira.


Si gjithmonë, ka shumë pritshmëri në shpatullat e Anglisë për Euro 2024 pas humbjes që pësuan në finale të Euro 2020 ndaj Italisë.

Kritikat e mëdha për Harry Kane, reagon edhe legjenda Alan Shearer
Lexo po ashtu Kritikat e mëdha për Harry Kane, reagon edhe legjenda Alan Shearer

Shumë njerëz e shohin këtë si mundësinë e fundit të Southgate për të fituar trofe, me 53-vjeçarin që pritet të largohet nga stoli i Anglisë pavarësisht rrugëtimit të tyre në Kampionatin Evropian.

Kishte disa vendime befasuese kur Southgate bëri publike listën prej 26 futbollistëve të ftuar për këtë garë, pasi shumë futbollistë me përvojë u lanë jashtë.

Ish-reprezentuesi anglez, Wayne Rooney, beson se ekipi i Anglisë ka mungesë përvoje dhe se atyre po iu mungon Jordan Henderson.

“Pasi kam luajtur me Henderson mund të iu them se ai është shumë i zëshëm dhe i mrekullueshëm në organizimin e presingut. Rice është po ashtu mjaft vokal por jo në të njëjtin nivel. Kush do që luan në mesfushë ndeshjen e ardhshme duhet të jetë në veshin e Kane dhe ta mbështesë atë”, ka thënë Rooney.

Henderson ka qenë për një kohë të gjatë një lojtar favorit i Southgate dhe me shumë diferencë lojtari më me përvojë i Anglisë, deri në momentin kur u la jashtë Kampionatit Evropian./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Turqia përgjigjet ashpër pas dënimit me dy ndeshje të Merih Demiral

Turqia përgjigjet ashpër pas dënimit me dy ndeshje të Merih Demiral

Përfaqësueset
Gary Lineker tallet me Ronaldon, duke e zënë në befasi të gjithë studion e BBC-së

Gary Lineker tallet me Ronaldon, duke e zënë në befasi të gjithë studion e BBC-së

Përfaqësueset
Pas Kroosit, një tjetër legjendë i ka dhënë lamtumirën kombëtares gjermane

Pas Kroosit, një tjetër legjendë i ka dhënë lamtumirën kombëtares gjermane

Përfaqësueset
Merret vendimi, UEFA njofton zyrtarisht Gironan se a mund të luajë në Ligën e Kampionëve

Merret vendimi, UEFA njofton zyrtarisht Gironan se a mund të luajë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
A ishte penallti prekja me dorë e Marc Cucurellas që nuk u akordua nga gjyqtari?

A ishte penallti prekja me dorë e Marc Cucurellas që nuk u akordua nga gjyqtari?

Përfaqësueset
Spanja pa tre titullarë kundër Francës në gjysmëfinale të Euro 2024, dy mënyrat se si De La Fuente mund të luajë

Spanja pa tre titullarë kundër Francës në gjysmëfinale të Euro 2024, dy mënyrat se si De La Fuente mund të luajë

Përfaqësueset
Kalo në kategori