LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 29° clearsky_day

Lëndohet një fëmijë në këndin e lodrave në Godanc të Shtimes, nisin hetimet rreth projektit

Lëndohet një fëmijë në këndin e lodrave në Godanc të Shtimes, nisin hetimet rreth projektit

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt ka njoftuar Prokurorin e Shtetit që të ndërmarrë veprimet e nevojshme që kanë të bëjnë me një rast në Godanc të Shtimes, ku ditë më parë mori lëndime të rënda një fëmijë, derisa po luante në këndin e lodrave aty.

Pas dhënies së ndihmës së parë në Emergjencën e Shtimes fëmija është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.


Projekti i këndit të lodrave ishte realizuar kohë më parë nga Komuna e Shtimes, përmes një kompanie shtimjane.

Burimet e Telegrafit kanë thënë se Policia ka intervistuar edhe punëkruesin lidhur me punimet e këtij projekti, nëse ato nuk janë realizuar sipas standardeve dhe paramasave të projektuesit.

Po ashtu mësohet se fëmija ishte mysafir në Godanc të Shtimes derisa mori lëndime të rënda trupore. Ai kishte tentuar të hipte në lodra derisa ato po lëviznin me shpejtësi, ndërkohë kishte marrë lëndime të rënda trupore.

Sipas Policisë së Kosovës, organet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes menjëherë pas marrjes së informatës.

Kanun Veseli zëdhënës i Policisë për Rajonin e Ferizajt, ka thënë për Telegrafin se rasti ka ndodhur më 18 qershor, ndërkohë është njoftuar edhe prokurori i shtetit që të merret me veprimet e Policisë lidhur me rastin.

“Me datën 18.06.2024, rreth orës  22:28 stacioni në Shtime ka pranuar një informatë në fshatin Godanc i Eperm në Shtime është njoftuar për një rast i lëndimit trupor. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe aty ka mësuar se një fëmijë, derisa ka qenë duke luajtur në parkun e lojërave është lënduar, duke pësuar lëndime trupore, e cila fillimisht ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Qendrën Emergjente në Shtime, e pastaj është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK-Prishtinë . Në vendngjarje kanë dalë edhe inspektori i punës. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, ka thënë shkurt Veseli./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Lifestyle
Vritet i dyshuari pasi sulmoi një pjesëtar të xhandarmërisë pranë ambasadës izraelite në Beograd

Vritet i dyshuari pasi sulmoi një pjesëtar të xhandarmërisë pranë ambasadës izraelite në Beograd

Serbia
Ndërhyrja e ashpër që i bëri Riberys dhe shkëmbimi i fanellave me francezin - Armend Dallku zbulon edhe një porosi të Ibrahimovicit drejt Debatik Currit

Ndërhyrja e ashpër që i bëri Riberys dhe shkëmbimi i fanellave me francezin - Armend Dallku zbulon edhe një porosi të Ibrahimovicit drejt Debatik Currit

Kombëtarja e Shqipërisë
PSG përgatit një ofertë rekord botëror për transferimin e Lamine Yamal

PSG përgatit një ofertë rekord botëror për transferimin e Lamine Yamal

Ligue 1
Warren Buffett bën ‘një ndryshim të testamentit’ - ja se si do të shpenzohen rreth 130 miliardë dollarët, pas vdekjes së tij

Warren Buffett bën ‘një ndryshim të testamentit’ - ja se si do të shpenzohen rreth 130 miliardë dollarët, pas vdekjes së tij

Botë
Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Përfaqësueset
Kalo në kategori