Nga: Jonathan Jones / The Guardian (titulli: No perky cockneys? How Henry Moore’s sheltering souls puncture our blitz bravado)
Përkthimi: Telegrafi.com
Kur bombardimet e Londrës nisën në shtator 1940, londinezët e kërkuan sigurinë në stacionet dhe tunelet e thella nëntokësore – ndërsa Henry Moore, artisti më i famshëm modern britanik i asaj kohe, zbriti poshtë për t’i skicuar ato. Vizatimet e tij të frikshme të njerëzve të shtrirë ngjitas në rreshta ose të ulur të drobitur në tunelet e hirta, janë befasuese dhe çorientuese meqë nuk e kanë asnjë ngjashmëri me mitet tona për Luftën e Dytë Botërore.
Ku janë punëtorët e guximshëm londinezë që sfidojnë bombat naziste? Këta njerëz që gërmojnë në tokë për të mbijetuar, duken më shumë të dëshpëruar sesa të pathyeshëm. Këto vepra as nuk duken si britanike: në vend që të ndalet në detajet e çuditshme të posterëve të metros ose mureve që do t’i lokalizonte ato, Moore abstragon shpirtrat e strehuar. Vizatimet duket se mishërojnë vuajtjet në të gjithë Evropën e viteve 1940.
Imazhet – me laps, shkumës dhe ngjyra uji – po shfaqen në Institutin Courtauld në Londër dhe vijnë në kohën e duhur, sepse kanë shumëçka për të na treguar për patriotizmin britanik, për Luftën e Dytë Botërore, për fitoren e laburistëve më 1945.
Sigurisht, britanikët mbijetuan dhe, siç ua ka kujtuar të gjithëve 80-vjetori i Ditës-D, ata iu gëzuan fitores së famshme. Por, menjëherë më pas nuk e votuan liderin e kohës së luftës, Winston Churchill. Zgjedhjet e vitit 1945 i lanë konservatorët e Churchillit me vetëm 197 vende në Kuvend, në krahasim me 393 ulëset e laburistëve – shumica më e madhe e votave për laburistët deri atëherë. Deri tash. E djathta pëlqen të ndalet te guximi i Britanisë gjatë kohës së luftës, që trajtohet sot si ideal i lavdisë së humbur kombëtare. “Ky nuk është më vendi për të cilin brezi i Ditës-D luftoi për ta shpëtuar”, ishte një koment i fundit në The Daily Telegraph, duke harruar se pikërisht kjo e frymëzoi këtë zhvendosje të madhe tek e majta.
Përshkrimet e Mooreit tregojnë pse. Ata që nuk mund të flenë dhe ata strehues të ndrydhur nuk shfaqin asnjë heroizëm, asnjë madhështi – dhe, asnjë pabarazi. Në mënyrë spontane i organizojnë shtretërit dhe me mirësjellje reciproke. Nga frika vjen ndjesia e re e komunitetit. Zhduken dallimet klasore që ishin realitet kaq dërrmues i jetës britanike. Kur rezultati i luftës ishte larg, në veprat e veta Moore nuk insiston të tregojë se këta njerëz do të fitojnë, apo se do të mbijetojnë. Por, sugjeron se përvoja i ka ndryshuar.
Ne, gjithashtu kemi kaluar nëpër një tunel të gjerë e misterioz të traumave shoqërore. Ka dallim të madh në krahasimet mes bllokimit të pandemisë me përvojën e bombardimeve – megjithëse jo aq shumë po të ishe në linjën e parë mjekësore apo po të humbje anëtarët e familjes. Vizatimet e Mooreit përshkruajnë njerëzit që janë detyruar të jenë së bashku, në vend që të mbyllen veçmas. Megjithatë, këto imazhe të durimit dhe qëndrueshmërisë pasive bëjnë me dije për ngjashmërinë psikologjike midis dy krizave.
Pra, është e mundur që pandemia, po si lufta, ta kishte shtyrë Britaninë majtas edhe pa gënjeshtrat, gostitë ilegale dhe ekonominë katastrofike të cilën konservatorët ia shtuan kësaj traume. Churchilli ishte udhëheqës jashtëzakonisht elokuent, i cili në vitin 1945 mund të qëndronte me një fitore unike ushtarake – por, u la mënjanë. Konservatorët udhëhoqën tmerrësisht keq në pandemi dhe fati i tyre, në përputhje me rrethanat, mund të jetë më i keq.
Megjithatë, ka një arsye tjetër, më të thjeshtë se pse vizatimet e Mooreit janë kaq të rëndësishme. Këto janë padyshim zgjedhjet e para që nga viti 1945, në të cilat vetë Lufta e Dytë Botërore ka luajtur rol të rëndësishëm. Janë dokrra shumëçka nga gjërat që janë menduar për gabimin e Ditës-D të Rishi Sunakut, përfshirë zhurmën e shkaktuar nga Nigel Farage. Megjithatë, shkon në thelbin e humbjes së kontaktit të konservatorëve me karakterin e vërtetë të patriotizmit britanik. Keqkuptimi i luftës dhe asaj që ajo thotë për Britaninë është në qendër të “arritjes” kurorëzuese të konservatorëve: Brexit-i.
Sunak ka marrë pjesë në përkujtimin kombëtar britanik, por e humbi atë ndërkombëtar. A mund të ketë qenë përllogaritje e këshilltarëve të tij se votuesit britanikë kujdesen vetëm për heroizmin britanik? Sido që të jetë, u zbulua gabimi i nacionalizmit të djathtë. Sepse, nëse Britania qëndronte e vetme në vitin 1940, kur Moore nisi Vizatimet nga Strehimoret, ajo nuk rezistonte vetëm për veten. Këmbëngulja e Mooreit për universalitetin e strehuesve kap bujarinë e luftës së Britanisë. Lufta për të cilën jemi më patriotë ishte akt altruist në emër të të gjithë Evropës, jo të ndonjë Anglie të vogël.
Budallai i Reformës në Mbretërinë e Bashkuar, i cili tha se ne duhej të ishim neutralë dhe ta linim Hitlerin rehat, tradhtonte një të vërtetë për Luftën e Dytë Botërore (më vonë kërkoi falje dhe i tërhoqi deklaratat). Hitleri nuk e kishte asnjë dëshirë të madhe për ta pushtuar Britaninë dhe do të kishte pranuar vazhdimësinë e Perandorisë Britanike teksa krijonte Rendin e tij të Ri në të gjithë Evropën Lindore. Në vend të kësaj, Britania shkoi në luftë për Poloninë (dhe pilotët e saj iu kundërpërgjigjën duke luajtur rol të madh në mbrojtjen e Britanisë).
Por, të gjithë ne – shumica prej nesh – e dimë se pse pikëpamja e tillë revizioniste (dhe instinkti jo i ndryshëm për të braktisur Ukrainën) është i gabuar dhe monstruoz. Është dashur të luftojmë. Do të kishte qenë tradhti e turpshme ndaj diçkaje që britanikët në ato ditë e quanin “mirësi”. Në një farë mënyre, është normale që këto zgjedhje përndiqen nga fantazmat e Luftës së Dytë Botërore – të paraqitur në mënyrë të përkryer në spektrat e Mooreit. Versionet e ndryshme të patriotizmit britanik tani po e luftojnë atë. Dhe, Moore na tregon se cili do të fitojë.
Kur i shikoni këto vizatime, shihni njerëzit që ia bëjnë vendin njëri-tjetrit për të fjetur në tunele. Pra, çfarë nëse Britania mbetet ishull i vetmuar në një botë ku gjithnjë e më shumë populistët përfitojnë nga urrejtja? Kemi qenë atje më parë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëASHIK QERIBI
Sekreti drejt zemrës së një gruaje!
Pse njerëzit kanë nevojë për tregime?
Guri i Rozetës: Deshifruesit e vërtetë të kodeve të lashtësisë
Viti 1922: Në Shkodër lindi Marie Shllaku
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje