LAJMI I FUNDIT:

Punimet në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, Durmishi: Po ecin me ritme të shpejta

Punimet në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, Durmishi: Po ecin me ritme të shpejta

Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu dhe zëvendësministri Hysen Durmishi kanë shkruar sot lidhur me punimet në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.

Ministri Aliu në një postim në Facebook shkruan punimet po avancojnë çdo ditë e më shumë.


“Po bëjmë gjithçka për të ofruar të gjithë infrastrukturën e nevojshme për një nga rrugët më të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit”, shkruan ai.


Ndërkaq, zëvendësministri i Mjedisit, Hysen Durimishi thotë se punimet në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, po ecin me ritme të shpejta, ku po punohet çdo ditë.

Durmishi në një postim në Facebook shkruan se kjo rrugë ka një rëndësi të veçantë.

“Punimet në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, po ecin me ritme të shpejta, ku po punohet çdo ditë.

Kjo rrugë ka një rëndësi të veçantë pasi është rrugë e cila përballon një fluks të lartë lëvizjeje, dhe ka rëndësi të veçantë pasi është rrugë që lidh qytete e fshatra të vendin tonë”, shkruan ai. /Telegrafi/