LAJMI I FUNDIT:

Gareth Southgate i lë tifozët të befasuar pas komentit të tij për mesfushën e Anglisë

Gareth Southgate i lë tifozët të befasuar pas komentit të tij për mesfushën e Anglisë

Gareth Southgate i la tifozët të befasuar pas komentit që bëri në lidhje me mesfushën e Anglisë pas barazimit të tyre me rezultat 1-1 ndaj Danimarkës në Euro 2024.

Harry Kane e hapi ndeshjen duke realizuar për 1-0 në të mirë të Anglisë ndërsa Morten Hjulmand shënoi për të barazuar shifrat në 1-1 me një goditje nga distanca.

Pas këtij barazimi, Southgate dha një deklaratë e cila i la të befasuar dhe të zemëruar edhe më shumë tifozët e Anglisë.


Përzgjedhësi i “Tre Luanëve” tha se Anglia është përpjekur që të gjejë një zgjidhje për mesfushën tash e shtatë ose tetë vite, përkundër faktit që emra si Kobbie Mainoo dhe Adam Wharton janë të përfshirë në listën e tij prej 26 futbollistëve.

“Ne jemi përpjekur që të gjejmë një zgjidhje për mesfushën për shtatë ose tetë vite. Nëse nuk do ta kishim Declan Rice, nuk e di se ku do të ishim”.

“Fatkeqësisht, Kalvin (Phillips) nuk ishte në dispozicion për ne në këtë garë dhe e njëjta vlen edhe për Henderson, kështu që ne jemi përpjekur të gjejmë diçka ndryshe”.

“Disa nga këto ide kanë funksionuar, disa nuk kanë funksionuar aq mirë, por gjatë viteve ka qenë një problem i vazhdueshëm dhe ne jemi përpjekur që të gjejmë mënyrën më të mirë për ta zgjidhur atë”, ka thënë Southgate.

Tifozët e Anglisë sulmuan Southgaten teksa nuk u pajtuan me pretendimet e tij dhe kritikuan listën e tij.

Një tifoz shkruajti në platformën X: Rice dhe Bellingham së bashku me Foden. Padyshim një prej mesfushave më të mira në Evropë. Jam i shokuar.

Një i dytë tha: Ju duhet të përzgjedhni mesfushorët më të mirë në planet.

Një i tretë shtoi: Ne kemi disa mesfushorë të mëdhenj në bankë. Një mbrojtës i djathtë nuk është zgjidhja./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ata luajnë sikur Eibari”, Luis Enrique befason me deklaratën për Barcelonën e Xavit

“Ata luajnë sikur Eibari”, Luis Enrique befason me deklaratën për Barcelonën e Xavit

La Liga
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois

Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois

Boks
Ish-legjenda e Real Madridit paralajmëron Atletico Madridin para derbit

Ish-legjenda e Real Madridit paralajmëron Atletico Madridin para derbit

La Liga
Ancelotti është lodhur nga veprimet e yllit të Real Madridit në fushë

Ancelotti është lodhur nga veprimet e yllit të Real Madridit në fushë

La Liga
Problemi në stadiumin londinez që tronditi anglezët u zgjidh brenda dy ditëve

Problemi në stadiumin londinez që tronditi anglezët u zgjidh brenda dy ditëve

Premier League
Drejtori gjeneral i Man United ka parashikuar se në cilin vit do ta fitojnë Ligën Premier

Drejtori gjeneral i Man United ka parashikuar se në cilin vit do ta fitojnë Ligën Premier

Premier League
Kalo në kategori