LAJMI I FUNDIT:

NATO synon AI, robotët dhe teknologjinë hapësinore përmes një fondi prej 1 miliard eurosh të grupit

NATO synon AI, robotët dhe teknologjinë hapësinore përmes një fondi prej 1 miliard eurosh të grupit

Një konsorcium i aleatëve të NATO-s ka konfirmuar këstin e parë për kompanitë e financuara si pjesë e fondit të inovacionit prej një miliardë eurosh të grupit.

Aleanca zbuloi fondin në verën e vitit 2022, pak muaj pas fillimit të agresionit të plotë rus të Ukrainës, duke premtuar se do të investonte në teknologji që do të përmirësonin mbrojtjen e saj, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Fondi mbështetet nga 24 nga 32 shtetet anëtare të NATO-s, duke përfshirë Finlandën dhe Suedinë, të cilat iu bashkuan aleancës në fillim të këtij viti.


Të martën, Fondi i Inovacionit të NATO-s (NIF) konfirmoi se kishte investuar drejtpërdrejt në katër kompani evropiane të teknologjisë, të cilat tha se do të ndihmonin në adresimin e sfidave në mbrojtje, siguri dhe qëndrueshmëri.

Trupi ka ndarë fonde për Fractile, një prodhues i çipave kompjuterikë me bazë në Londër, që synon të bëjë modele të mëdha gjuhësore (LLM) si ato që fuqizojnë ChatGPT të funksionojnë më shpejt, si dhe ARX Robotics të Gjermanisë, i cili dizajnon robotë pa pilot me funksione që variojnë nga ngritje e rëndë deri te survejimi.

Dy startup-et e tjera ishin prodhuesi britanik iCOMAT, i cili prodhon materiale më të lehta për automjetet, dhe Space Forge, një kompani uellsiane. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Facebook Messenger më në fund ka marrë disa përmirësime

Facebook Messenger më në fund ka marrë disa përmirësime

Teknologji
Nëse keni një nga këta router, zëvendësoni menjëherë

Nëse keni një nga këta router, zëvendësoni menjëherë

Teknologji
Intenstifikohet rivaliteti mes Google dhe OpenAl - krijuesi i ChatGPT po zhvillon një shfletues ueb

Intenstifikohet rivaliteti mes Google dhe OpenAl - krijuesi i ChatGPT po zhvillon një shfletues ueb

Teknologji

"CarynAl më bëri milionere në moshën 24-vjeçare", influencuesja që krijoi versionin digjital të vetes rrëfen historinë personale

Teknologji
A po largohen masivisht përdoruesit nga X i Elon Musk dhe cilës platformë po i bashkohen?

A po largohen masivisht përdoruesit nga X i Elon Musk dhe cilës platformë po i bashkohen?

Teknologji
Shkolla u shpërndan nxënësve kompjuterë tablet iPad

Shkolla u shpërndan nxënësve kompjuterë tablet iPad

Teknologji
Kalo në kategori