LAJMI I FUNDIT:

Barcelona rivalizon tre gjigantët anglezë për shërbimet e Williams

Barcelona rivalizon tre gjigantët anglezë për shërbimet e Williams

Sulmuesi i Athletic Bilbaos, Nico Williams, është lidhur me një largim nga Spanja këtë verë. Sipas një raportimi nga gazeta spanjolle Sport, Arsenal, Chelsea, Manchester United dhe Barcelona, janë të etur për të nënshkruar me lojtarin.

Williams ka pasur një sezon fantastik me Athletic Bilbaon dhe do të ishte një transferim cilësor për shumicën e klubeve.


Sulmuesi 21-vjeçar ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar 17 asistime në të gjitha kompeticionet sezonin që lamë pas. Barcelona ka nevojë për një sulmues të tillë i cili mund të luajë në çdo pozitë të sulmit.

Do të jetë interesante për t’u parë nëse Barcelona do të bëjë një ofertë zyrtare për transferimin e tij këtë verë. Raporti shton se Arsenali po synon që të rrisë përpjekjet e tyre për transferimin e Williams në Londër dhe së shpejti pritet të lansojnë ofertën e parë.

Ylli i Barcelonës tronditë me deklaratë: Kam menduar ta lë futbollin
Lexo po ashtu Ylli i Barcelonës tronditë me deklaratë: Kam menduar ta lë futbollin

Të konkurrosh me klubet angleze nuk do të jetë e lehtë për blaugranasit. Williams mund të joshet që të qëndrojë në Spanjë dhe t’i bashkohet një prej klubeve më të mëdha në botë.

Mundësia për të luajtur për Barcelonën mund të jetë një opsion më atraktiv për të, në krahasim me një largim jashtë vendit.

Barcelona do të shpresojë që të konkurrojë me Real Madridin për titullin e La Ligës sezonin e ardhshëm dhe për ta bërë këtë ata duhet ta përmirësojnë ekipin e tyre.

Williams besohet se ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh në kontratën e tij dhe mbetet të shihet nëse Barcelona mund të mbledhë fondet për nënshkrimin e tij./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Përfaqësueset
Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës

Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës

Përfaqësueset
Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Kombëtarja e Shqipërisë

"Largojë nga formacioni Bellinghamin dhe Kanen" - Southgates i kërkohet që të fillojë pa dy yjet kryesorë

Përfaqësueset
Liverpoolit i ofrohet shansi për të nënshkruar me një lojtar të klasit botëror në një marrëveshje të çmendur me çmim të ulët

Liverpoolit i ofrohet shansi për të nënshkruar me një lojtar të klasit botëror në një marrëveshje të çmendur me çmim të ulët

Premier League
Erdhi te Barcelona nga liga e tretë e Kroacisë, tani kataluasit po e shesin për dhjetë herë më shumë se sa e blenë

Erdhi te Barcelona nga liga e tretë e Kroacisë, tani kataluasit po e shesin për dhjetë herë më shumë se sa e blenë

Ligat tjera
Kalo në kategori