LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Me Marrëveshjen e Prespës kontestet u shndërruan në bashkëpunim

Filipçe: Me Marrëveshjen e Prespës kontestet u shndërruan në bashkëpunim

Ish-ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot foli në Konferencën ndërkombëtare dyditore për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm që po mbahet në Athinë të Greqisë. Konferenca është platformë e përbashkët e Fondacionit Zaev “Një shoqëri për të gjithë” dhe Institutit Alexis Tsipras nga Greqia e organizuar me rastin e gjashtë vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës në vitin 2018.

Marrëveshja e Prespës paraqet një moment historik të lidershipit, falë të cilëve kontesti u shndërrua në bashkëpunim.


Këtë e theksoi Venko Filipçe, drejtor i Fondacionit Zaev “Një shoqëri për të gjithë” në fjalën e tij në hapjen e Konferencës Ndërkombëtare për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm që po mbahet në Athinë të Greqisë.

“Marrëveshja e Prespës është dëshmi se edhe kontestet më të vështira mund të zgjidhen kur liderët kanë prioritet të mirën e përbashkët për të gjithë mbi të gjitha. Ai na kujton se lidershipi i vërtetë nuk nënkupton vetëm mbajtjen e pushtetit, por edhe kultivimin e besimit dhe ndërtimin e urave”, tha Filipçe në fjalimin e tij./Telegrafi/