LAJMI I FUNDIT:

Momenti që shkaktoi polemika – arsyeja pse Rodri nuk u përjashtua me karton të kuq ndaj Kroacisë

Momenti që shkaktoi polemika – arsyeja pse Rodri nuk u përjashtua me karton të kuq ndaj Kroacisë

Të shtunën Spanja e nisi kampanjën e tyre në Kampionatin Evropian 2024 me një fitore bindëse me rezultat 3-0 ndaj Kroacisë. 

Që të tre golat u shënuan në pjesën e dytë, teksa autorë të tyre ishin Alvaro Morata, Fabian Ruiz dhe Dani Carvajal. 


Një ndër momentet që shkaktoi polemika ishte momenti kur Rodri shkaktoi penallti pas një ndërhyrje të palejueshme ndaj Bruno Petkovic. 

Shumë tifozë pretenduan se ai e meritoi kartonin e kuq, për shkak se ishte lojtari i fundit dhe i mohoi një mundësi të pastër shënimi kroatëve. 

Por, situata nuk qëndron kështu dhe gjyqtari e ka marrë vendimin e drejtë, bazuar në vendimin e fundit të ligjvënësve të futbollit. 

Ndërhyrja e Rodrit gjatë sezoneve të kaluara do të ishte ndëshkuar me karton të kuq. 

Sidoqoftë, IFAB, ligjvënësit e futbollit, vitin e kaluar i “relaksuan” rregullat për mohimin e një mundësie të pastër shënimi. 

Rregullat tani thonë se kur lojtari i mohon kundërshtarit një mundësi të pastër shënimi duke kryer një shkelje në përpjekje për ta fituar topin brenda zonës së penalltisë, duhet të trajtohet si një sjellje josportive dhe të ndëshkohet me karton të verdhë. 

Për fat të mirë të Spanjës dhe të Rodrit, Petkovic dështoi të shënojë nga pika e bardhë ndërsa goli i shënuar pikërisht në atë aksion u anulua më pas nga VAR-i. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës

Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës

Përfaqësueset
Erdhi te Barcelona nga liga e tretë e Kroacisë, tani kataluasit po e shesin për dhjetë herë më shumë se sa e blenë

Erdhi te Barcelona nga liga e tretë e Kroacisë, tani kataluasit po e shesin për dhjetë herë më shumë se sa e blenë

Ligat tjera

"Nuk më njohin më, kërkojnë tu bëjë foto" - ndihmës trajneri i Sllovakisë, dikur yll në Serie A tregon se çfarë i ndodhi në Euro 2024

Përfaqësueset
Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Përfaqësueset

"Largojë nga formacioni Bellinghamin dhe Kanen" - Southgates i kërkohet që të fillojë pa dy yjet kryesorë

Përfaqësueset
Liverpoolit i ofrohet shansi për të nënshkruar me një lojtar të klasit botëror në një marrëveshje të çmendur me çmim të ulët

Liverpoolit i ofrohet shansi për të nënshkruar me një lojtar të klasit botëror në një marrëveshje të çmendur me çmim të ulët

Premier League
Kalo në kategori