LAJMI I FUNDIT:

“Miqësia me qytetarët e Kosovës ka vlerë shumë të madhe për mua”, Blair e uron Kurtin për 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës

“Miqësia me qytetarët e Kosovës ka vlerë shumë të madhe për mua”, Blair e uron Kurtin për 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka marr letër urimi nga ish-kryeministri i ë Mbretërisë së Bashkuar, Sir Tony Blair për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Kurti, ka thënë se vizita e Blair në 25-vjetorin e çlirimit të vendit na ka nderuar fort, të gjithëve.


“Mirënjohja e popullit të Kosovës për udhëheqjen tij 25 vjet më parë nuk njeh fund. Miqtë e Kosovës, sikurse Sir Tony Blair, janë miq të vërtetë dhe të vërtetës”, ka shkruar Kurti, duke publikuar letrën e Blair.

“I dashur Albin,

Doja të ju falënderoja shumë për kohën tuaj. Ishte kënaqësi të takohem me ju gjatë vizitës sime në Kosovë në këtë javë historike. Ishte nder ta vizitoja Kosovën për të shënuar 25 vjetorin e çlirimit të saj.

Miqësia me qytetarët e Kosovës ka vlerë shumë të madhe për mua. E ardhmja e popullit të Kosovës është e ndritshme dhe shpresoj ta vizitoj përsëri një ditë. Mezi pres takimin tonë të radhës.

Urimet e mia më të mira.          

Tony”, ka shkruar ish-kryeministri britanik, Tony Blair. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ku dhe si i gjeti policia kamerat në veri?

Ku dhe si i gjeti policia kamerat në veri?

Siguri
Mandl: Shkuarja e Borrellit nga pozita e shefit të diplomacisë së BE-së, në favor të Kosovës

Mandl: Shkuarja e Borrellit nga pozita e shefit të diplomacisë së BE-së, në favor të Kosovës

Lajme
Murati: Nga 1 korriku nis subvencionimi i policës kufitare për mërgatën

Murati: Nga 1 korriku nis subvencionimi i policës kufitare për mërgatën

Lajme
Policia largon një flamur serb me mbishkrimin Rusia si dhe ua largon bluzat provokuese serbëve në Gazimestan

Policia largon një flamur serb me mbishkrimin Rusia si dhe ua largon bluzat provokuese serbëve në Gazimestan

Lajme
BE shpreh keqardhje për ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan”, por nuk e dënon aktin e Qeverisë serbe

BE shpreh keqardhje për ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan”, por nuk e dënon aktin e Qeverisë serbe

Lajme
Kryeministri serb, Vuçeviq: Shpërfillja, përgjigja më e mirë për organizatorët e “Mirëdita, dobar dan”

Kryeministri serb, Vuçeviq: Shpërfillja, përgjigja më e mirë për organizatorët e “Mirëdita, dobar dan”

Lajme
Kalo në kategori