LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Biden zgjat “emergjencën” për Ballkanin Perëndimor

Presidenti Biden zgjat “emergjencën” për Ballkanin Perëndimor

Presidenti amerikan Joe Biden ka vendosur të vazhdojë ta konsiderojë si “emergjencë kombëtare” situatën me korrupsionin në Ballkanin Perëndimor.

Urdhri ekzekutiv i 26 qershorit 2001, i firmosur nga presidenti George W. Bush, kishte në fokus personat që për kohën vlerësoheshin se po destabilizonin rajonin e Ballkanit, kryesisht nëpërmjet nxitjes së konflikteve ndërshtetërore, si në Kosovë, Maqedoni apo Bosnjë-Hercegovinë.


Në një urdhër të përditësuar 20 vite më vonë, më 8 qershor 2021 – urdhri ekzekutiv nr. 14033 – presidenti Biden e plotësoi deklaratën origjinale duke shtuar edhe elementin e korrupsionit si një “rrezik i jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”.

Situata në territorin e ish-Republikës Federale të Jugosllavisë dhe në Republikën e Shqipërisë (Ballkani Perëndimor), gjatë dy dekadave të fundit, përfshirë edhe cenimi i marrëveshjeve pas luftës dhe i institucioneve pas shpërbërjes së ish-Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë, si edhe korrupsioni i përhapur brenda qeverive të ndryshme dhe institucioneve në Ballkanin Perëndimor, pengon progresin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimin e plotë në institucionet transatlantike, prandaj përbën një kërcënim të madh dhe të jashtëzakonshëm ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara.

… Unë do e vazhdoj me 1 vit emergjencën kombëtare të shpallur me Urdhrin Ekzekutiv 13219 në lidhje me Ballkanin Perëndimor,” thuhet në njoftimin e firmosur një ditë më parë (13 qershor) nga presidenti Biden./Shtëpia e Bardhë/

Në trend Lajme

Më shumë
Delegacioni serb largohet nga konferenca rajonale, pasi delegacioni i Kosovës përmendi sulmin terrorist në Banjskë

Delegacioni serb largohet nga konferenca rajonale, pasi delegacioni i Kosovës përmendi sulmin terrorist në Banjskë

Lajme
Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Kronika e Zezë
Sveçla: Ka përfunduar koha e kontrollit të veriut nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë

Sveçla: Ka përfunduar koha e kontrollit të veriut nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë

Siguri
Zvarritja e punimeve dhe rruga përplot gropa, dëmtojnë automjetet dhe krijojnë kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Zvarritja e punimeve dhe rruga përplot gropa, dëmtojnë automjetet dhe krijojnë kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Lajme
Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Lajme
“E shoh në ëndërr shtëpinë dhe Çamërinë”, 80 vjet nga masakra kundër çamëve

“E shoh në ëndërr shtëpinë dhe Çamërinë”, 80 vjet nga masakra kundër çamëve

Lajme
Kalo në kategori