LAJMI I FUNDIT:

Kurti për William Walker: Në kohët tona më të errëta, i tregoi botës të vërtetën për regjimin e Millosheviqit

Kurti për William Walker: Në kohët tona më të errëta, i tregoi botës të vërtetën për regjimin e Millosheviqit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur me nderime të larta ish-ambasadorin e OSBE-së, William Walker, një figurë kyçe ndërkombëtare e cila luajti një rol thelbësor në zbulimin e krimeve të luftës në Kosovë.

Gjatë një takimi të mbajtur në Prishtinë, Kurti ka shprehur mirënjohjen dhe respektin e thellë të popullit të Kosovës ndaj Ambasadorit Walker për guximin dhe integritetin e tij të pakompromis në përcjelljen e të vërtetave të përgjakshme të regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

“Ambasadori William Walker është ndër miqtë më të mëdhenj që ka vendi ynë”.


“Ai ishte një nga figurat e para ndërkombëtare që vizitoi vendet e masakrës si Shef i Misionit Verifikues të Kosovës, duke iu përgjigjur krimeve të tmerrshme me një dokumentim të paanshëm dhe të hollësishëm”, deklaroi Kurti.

Kurti e ka cilësuar Walkerin si një ndërmbëjtës të paepur të të vërtetës në një kohë kur mediat sociale dhe rrjetet e komunikimit ishin shumë larg nga kapaciteti i sotëm informativ.

“Duke hyrë në Reçak dhe duke u ballafaquar personalisht me pasojat e masakrës së përgjakshme ku u vranë 45 shqiptarë nga represioni serb, Walkeri jo vetëm që e dokumentoi tragjedinë, por gjithashtu e përcolli atë në arenën ndërkombëtare, duke u bërë zëri i vërtetës dhe drejtësisë për Kosovën,” theksoi Kurti.

Kryeministri shtoi se kontributi i ambasadorit Walker është thelbësor për të drejtat e njeriut dhe qëndron si një dëshmi e palëkundur e angazhimit të tij ndaj lirisë dhe demokracisë.

“Ne jemi të nderuar që e kemi pasur të pranishëm për të shënuar 25 vjetorin e çlirimit tonë, një dëshmi e gjallë dhe e gjithëkohshme e miqësisë së tij me popullin e Kosovës”, shkroi Kurti në platformën “X”.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori