Dje është mbajtur tubim i parë publik i kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, për vitin 2024.
Tubimi publik zgjati tri orë ku përmes kësaj hapësire qytetarët patën rastin t’ia parashtrojnë kërkesat, sugjerimet e ankesat e tyre ekzekutivit të qeverisjes lokale.
Fillimisht, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka thënë se brenda dy vjet e gjysmë qeverisje shumica e premtimeve që i ka bërë janë të përmbushura, ndërsa pjesa tjetër është në proces të realizimit, shkruan Telegrafi.
“Jam i bindur se deri në fund të mandatit, pjesa dërrmuese e premtimeve do të jenë të përmbushura. Do të ketë punë që do të kryhet dhe jashtë asaj që ka qenë e shkruar. E kuptoj që nevojat janë më të mëdha se mundësitë…Unë nuk kam premtuar që do t’i bëj të gjitha, për ato që kam premtuar dalë ballëhapur para qytetarëve të Mitrovicës”, ka thënë Hamza.
Kryetari ka thënë se shëndetësia për të ishte prioritet kur erdhi në krye të qytetit, duke shtuar se deri më tani ka përfunduar ndërtimi i shumë objekteve shëndetësore.
“Në fshatin Frashër është ambulantë e re, në Kushtovë është Qendra e Mjekësisë Fmiljare. Të rinovuara tërësisht i kemi në Shipol, Shupkovc, Vllahi, Zabërgjë, Rashan, Kçiq”, ka thënë tutje Hamza, derisa ka theksuar se të gjithë mjekët e diplomuar nga Mitrovicë kanë arritur të punësohen.
Derisa në arsim, ai është shprehur se kanë rinovuar shkollat “Eqrem Qabej”, “Hasan Prishtina”, “Elena Gjika”, “Bedri Gjinaj”, “Skënderbeu”. Gjersa sa i përket çerdheve, Hamza ka deklaruar se është rinovuar çerdhja “Gëzimi ynë”.
Teksa Hamza është shprehur se mjetet për rinovimin e objekteve tjera arsimore janë siguruar, por sipas tij, ka ngecje për shkak të ankesave në OShP.
Referuar çështjes së infrastrukturës, kryetari Hamza është shprehur se tanimë ka përfunduar rruga “Mbretëresha Teutë” dhe se janë fazën finale të shpronësimit në disa pika të rrugës “Lah Nimani” dhe “Ali Zeneli”.
“Në Shipol është kryer një pjesë e madhe e punës, ka mbetur të bëhen disa korrigjime dhe do të bëhen sipas standardeve dhe ligjit. Jemi duke punuar në rrugët “Agim Ramadani”, “Bislim Bajgora”, “Fan Noli”…”, ka potencuar kryetari i Komunës së Mitrovicës.
Madje, ai bëri të ditur se bazuar në regjistrimin e popullsisë që u bë gjatë këtij viti, numri i qytetarëve është zvogëluar dhe se ka më pak qytetarë në vitin 2024 sesa në vitin 2011. Ai ka bërë të ditur se tashmë janë 10 mijë banorë më pak në këtë zonë.
Në anën tjetër, qytetarët shprehën shumë pakënaqësi për çështje të ndryshme si kanalizimet, ndriçimi publik, trotuaret, ambulantat e deri tek transporti i nxënësve. Por, problemet më të theksuara ishin dy të parat.
Përfaqësuesit e lagjeve dhe fshatrave në Mitrovicë paraqitën ankesat e njëkohësisht edhe kërkesat e komunitetit ku jetojnë.
Përfaqësuesi i fshatit Frashër bëri të ditur se prej tri vitesh kanalizimi atje është i prishur dhe se kjo situatë për ta është jashtëzakonisht sfiduese sidomos gjatë muajve të verës, derisa si rrjedhojë e saj janë dëmtuar dhe tokat e punuara duke u shkaktuar kështu dëm të drejtpërdrejt bujqve.
Ndërsa në lagjen “Tavnik” të Mitrovicës që tashmë njihet si “Ilirida” thuhet se ka përmirësime të dukshme në infrastrukturë, kanalizim, ambulante, derisa është kritikuar mungesa e vendosjes së kamerave në disa udhëkryqe të kësaj lagjeje, sepse sipas përfaqësuesit, në këtë pjesë ka aksidente të shumta.
Më tej, në lagjen “Ilirida” u rekomandua që të mos lejohen ndërtimet e larta, gjersa ndërtimi i çerdhes u konsiderua si “premtim i stërzgjatur”.
Mes të tjerash, u kritikua për mungesë të investimeve në fshatin “Kçiq i Vogël” dhe u tha se kjo zonë është “e lënë pas dore”.
Lidhur me këto çështje, kryetari i Komunës së Mitrovicës, ka deklaruar se kërkesat e qytetarëve janë të drejta dhe të nevojshme, por sipas tij, halli qëndron tek problemet që hasen në aspektin financiar. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Kafiteria në Mitrovicë që ofron mundësi punësimi për personat me Sindromën Down](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/402634789_122094266192126225_8624927543192065966_n-380x233.jpg)
Kafiteria në Mitrovicë që ofron mundësi punësimi për personat me Sindromën Down
![Asfaltimi i rrugës “Ali Zeneli”, Tmava: Po hapim një kapitull të ri për qytetin dhe qytetarët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/159128966_3590064537786157_8830610823777100464_n-1-380x233.jpg)
Asfaltimi i rrugës “Ali Zeneli”, Tmava: Po hapim një kapitull të ri për qytetin dhe qytetarët
![Kuvendi i Mitrovicës miraton kornizën afatmesme buxhetore për vitet 2025 – 2027](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/448927975_865678312260360_5124645937745715093_n-380x233.jpg)
Kuvendi i Mitrovicës miraton kornizën afatmesme buxhetore për vitet 2025 – 2027
![Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/decic-1212-380x233.jpg)
Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar
![Delegacioni serb largohet nga konferenca rajonale, pasi delegacioni i Kosovës përmendi sulmin terrorist në Banjskë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/448943085_25940962715548431_5853267383434331203_n-380x233.jpg)
Delegacioni serb largohet nga konferenca rajonale, pasi delegacioni i Kosovës përmendi sulmin terrorist në Banjskë
![Një ‘balonë gjigante’ e mbushur me turistë ‘përplaset’ mbi formacionet shkëmbore në Turqi - dëshmitarja rrëfen ngjarjen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/page-140-380x233.jpg)
Një ‘balonë gjigante’ e mbushur me turistë ‘përplaset’ mbi formacionet shkëmbore në Turqi - dëshmitarja rrëfen ngjarjen
![Fero dhe Arbenita Ismajli në pushime së bashku?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_17-24-380x233.png)
Fero dhe Arbenita Ismajli në pushime së bashku?
![Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/keqekolle-380x233.jpg)
Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës
![Sveçla: Ka përfunduar koha e kontrollit të veriut nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/sveclaaaa-380x233.jpg)
Sveçla: Ka përfunduar koha e kontrollit të veriut nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-26-230938-380x233.png)
Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari
![Pse nuk u takua me Vuçiqin dhe a kanë vdekur marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit? - krejt çka tha Kurti pas takimit në Bruksel](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/kurti-ne-bruksel-380x233.jpg)
Pse nuk u takua me Vuçiqin dhe a kanë vdekur marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit? - krejt çka tha Kurti pas takimit në Bruksel
![Grusht shteti në Bolivi? Ushtarët sulmojnë pallatin presidencial, presidenti kërkon që të respektohet demokracia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_1-38-380x233.png)
Grusht shteti në Bolivi? Ushtarët sulmojnë pallatin presidencial, presidenti kërkon që të respektohet demokracia
![Mburrej me të pasmet e saj 27-milionëdollarëshe: Besohet se trupi i saj nuk ka asnjë të metë, megjithatë realiteti është ndryshe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/i-don-t-get-why-jlo-feels-the-ne-380x233.png)
Mburrej me të pasmet e saj 27-milionëdollarëshe: Besohet se trupi i saj nuk ka asnjë të metë, megjithatë realiteti është ndryshe
![Hungaria priti tri ditë për tu eliminuar nga Euro 2024, Kroacia e treta më e dobët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-26-233751-380x233.png)
Hungaria priti tri ditë për tu eliminuar nga Euro 2024, Kroacia e treta më e dobët
![Tifozët belgë filluan ta shanin, De Bruyne u hakmerret menjëherë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/kevin-de-bruyne-380x233.png)
Tifozët belgë filluan ta shanin, De Bruyne u hakmerret menjëherë