LAJMI I FUNDIT:

Hill: Evropa nuk do t’ia kërkojë Serbisë njohjen de jure të Kosovës për hyrjen në BE

Hill: Evropa nuk do t’ia kërkojë Serbisë njohjen de jure të Kosovës për hyrjen në BE

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill mendon se Serbisë nuk do t’i kërkohet që de jure ta njohë pavarësinë e Kosovës për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian, por se evropianët “po kërkojnë pikërisht atë që thonë se po kërkojnë – normalizim të marrëdhënieve”.

Hill në një intervistë për gazetën beogradase, NIN tha se përfaqësuesit e BE-së duan paqe dhe siguri në rajon, e cila e përfshinë edhe Kosovën dhe Serbinë.

“Mendoj se ata e kanë thënë shumë qartë që ka anëtarë të BE-së të cilët nuk e njohin Kosovën, kështu që çështja e vërtetë është të përpiqemi të arrijmë normalizimin ku ata kufij nuk do të jenë kufij që ndajnë, por kufij që bashkojnë”, tha Hill, duke shtuar se ai do të donte të shihte më shumë përparim në frontin e normalizimit, raporton nova.rs.


I pyetur nëse BE-ja do të reduktonte tensionet në Ballkanin Perëndimor duke pranuar të gjithë rajonin, si dhe ndikimin rus dhe kinez, dhe nëse kjo është e mundur pa SHBA-në, Hill theksoi se BE-ja i merr vendimet vet dhe se kur një vend dëshiron të bëhet anëtare, SHBA-ja e mbështetet, gjë që e bëjnë edhe me Serbinë.

Duke iu përgjigjur pyetjes se Serbia nuk vendos sanksione ndaj Rusisë, Hill tha se SHBA-të duan që Serbia t’i bashkohet sanksioneve, por se tashmë ka ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm për t’ia bërë të qartë Rusisë se nuk pajtohet me agresionin ndaj Ukrainës.

“Kështu që mendoj se ne shkojmë mirë me Serbinë. Sa i përket rreshtimit të saj me evropianët, unë do t’ia lë këtë diskutimeve të tyre me evropianët, por ajo që është e rëndësishme për ne tani është që Serbia e ka bërë të qartë se ku qëndron në raport me Ukrainën”, ka deklaruar ambasadori amerikan.

Duke komentuar “Kuvendin Panserb”, Hill ka thënë se ishte ngjarje e madhe me folklor.

është baza e integritetit territorial të Bosnjës, integritetit territorial të entiteteve brenda Bosnjës dhe se këto elemente të Daytonit duhet të respektohen nga të gjitha palët”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori