Kush janë “bosët” në fushë te Franca – përgjigjen e jep krahu i djathtë i Deschamps
Me largimin e Hugo Lloris dhe Rapahel Varane, Didier Deschamps vendosi t’i jepte shiritin e kapitenit Kylian Mbappes, një vendim i diskutueshëm pasi të gjithë sytë ishin drejtuar nga Antoine Griezmann, lojtari që në fushë kishte treguar aftësinë më të madhe për të udhëhequr ekipin.
Griezmann ka 127 ndeshje me Francën, ai është i dyti më i vjetër, pas Giroud, i cili me 131 ndeshje del në pension pas Euro 2024.
Por Deschamps ia dha shiritin Mbappes, edhe pse të dy plotësojnë njëra-tjetrën dhe duket se janë referenca më e rëndësishme e grupit, siç ka shkruan “L’Equipe”, pas intervistës Guy Stephan, njeriu i dytë dhe besnik i Deschamps gjatë gjithë karrierës së tij në stol.
“Së pari është kapiteni, Kylian, i cili është unifikuesi dhe që e bën shumë mirë, pastaj Antoine, i cili është pak drejtuesi teknik. Dhe pastaj ka disa lojtarë që mund të flasin në çdo kohë”.
“Për shembull, Kante, është kthyer tek ne, ka përvojë dhe që është kapiteni i ekipit të tij në Arabinë Saudite dhe kemi Olivier (Giroud) që mund të thotë diçka. Pastaj janë Aurelien (Tchouameni) ose Mike (Maignan), i cili ndonjëherë flet në ngrohjes ose gjatë pushimeve”, ka treguar ndihmësi i Deschamps.
Stafi i trajnerit po monitoron nga afër Kylian Mbappen. Është evidente se trajneri po ndryshon sistemin dhe do të luajë 4-4-2 për ta vendosur sulmuesin e Real Madridit më të lirë përpara.
Në këto dy javë përgatitje, ai ka pësuar shqetësime në shpinë dhe një goditje të rëndë në gju.
“Ai mbërriti i buzëqeshur, ai e di shumë mirë se çfarë duhet të bëjë. Ai është dikush që bashkon shumë brenda grupit, ai është kapiteni, ai është me ne që nga viti 2017”.
“Gjithçka duhet të bëni është ta shohësh çdo ditë, duke bërë shaka në tavolinë, mund të shohësh që ai ndihet mirë dhe kur je i tillë është më e lehtë të japësh më të mirën”, deklaroi Stephan.
Franca është në grup me Holandën, Poloninë dhe Austrinë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve
“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder
Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L'Equipe thotë se situata është komplekse
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje