Nga: Janan Ganesh / The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com
Në romanin e klasit të parë të Stendhalit të cilin ne do ta quajmë Jeta e Emmanuel Macronit, protagonisti bëhet gjithnjë e më i guximshëm teksa ngrihet në Francë. Martohet me atë që pëlqen, si më së miri. I bashkohet Rothschildit edhe pse një krizë bankare e kthen opinionin publik kundër financuesve. Krijon një parti, ia jep asaj inicialet e veta dhe e fiton zyrën më të madhe të zgjedhur në mënyrë të drejtpërdrejt në Evropë – pasi e ndërron mentorin.
Vendimi i tij i fundit – për t’i dhënë të djathtës goditjen e hershme në pushtet – do të futet në dosje bashkë me këto akte të kokëfortësisë. Por, nuk është kështu. Është punë e logjikës gjakftohtë.
Shpresa e fundit më e mirë kundër populizmit në Evropë është ekspozimi i tij në qeveri. Presioni i pushtetit mund të detyrojë zbutjen e partive anti-establishment, siç disi bëri Giorgia Meloni në Itali. Ose mund të zbulojë paaftësinë dhe poshtërsinë e tyre, siç ndodhi me Boris Johnsonin në Britani. Ndonjëherë, sigurisht, nuk bëhet asnjëra nga këto: pushteti as të zbut as të bën me turp (shih Viktor Orbánin). Por, edhe atëherë, këto parti duhet të paktën të bëhen subjekt i lavjerrësit të politikës. Koha e kaluar në qeveri është koha e shpenzuar për largimin e votuesve përmes vendimeve të prekshme.
Tash për tash, në pjesën më të madhe të Evropës populistët kanë një nivel suksesi: mjaftueshëm sa për të ndotur atmosferën, për të përhapur idenë se ekzistojnë përgjigjet e thjeshta për problemet e mëdha nëse qeveritë merren me to, por jo për ta dëshmuar këtë kur ti je në detyrë. Establishmenti ka dosje dhe të gjitha të dhënat janë me të meta. Armiqtë e tij udhëtojnë pa bagazhe të mëdha. Konkurrenca mes dy palëve është, sipas Pentagonit, asimetrike.
Vini re se sa nga performuesit e dobët të së djathtës në zgjedhjet e Parlamentit Evropian, janë zyrtarë në vendet e veta (Fidesz i Orbanit) ose mbajnë peng qeverinë (demokratët suedezë). Kjo është forca gravitacionale që tërheq politikanët kryesorë teposhtë. Qeveria tërheq gjithmonë vëmendjen, jo vetëm në raundet e planifikuara të transmetimit në të cilat shkëlqente Nigel Farage. Mbi të gjitha, ajo sjell barrën e marrjes së vendimeve të cilat votuesit i paguajnë me para.
Mund të citoj këtu rritjen e taksave për të financuar premtimet bujare. Ose norma më të larta interesi nga huamarrjet e tepërta. Por, pak gjëra do të dëmtonin më shumë kauzën populiste sesa manaxhimi i imigracionit. Alternativa e tyre e besueshme ndaj punës së huaj në sektorët me paga të ulëta – paguani më shumë punëtorët vendorë – do të testohej kundrejt ndjeshmërisë së publikut për çmimet. Edhe nëse votuesit nuk i kundërshtojnë kostot më të larta të kujdesit social ose të shitjes me pakicë, bilanci në fund do të bëhej i dukshëm. Meqë nuk janë testuar kurrë, idetë populiste kanë besueshmëri të rreme. Vetëm një magji në qeveri do ta ndryshonte këtë.
Çfarë mund të thuhet kundër gjithë kësaj? “Donald Trump”, mbase. Zyra e lartë nuk e zbuti presidentin e 45-të të ShBA-së, u tregoi votuesve më të keqen e tij dhe ai ende është i preferuari për të qenë i 47-ti. Të gjitha këto janë të vërteta. Por, Evropa, tash për tash është më ndryshe. Shumica e demokracive të saj nuk janë aq të ndara apo fisnore sa në ShBA, ku pyetja eventualisht është se cila ditë e javës është ajo që gjeneron rezultatin e votimit 50-50. Keqqeverisja e rëndë ende do ta diskreditonte një lider në pjesën më të madhe të kontinentit. Merreni parasysh parëndësinë e Johnsonit në zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar, qoftë edhe si një poterexhi anësor.
Argumenti më i mirë është se, sapo të jesh në detyrë, populistët mund të shtrembërojnë sistemin për të qëndruar aty, ose të bëjnë diçka aq të dëmshme sa të vlerësojnë bërjen e tyre të pazgjedhur më pas (siç është largimi nga tregu i vetëm më i madh në botë). Prandaj, për këtë ndodh kufizimi i rrjedhës kryesore gjermane për të djathtën e fortë.
Është argument për t’u marrë parasysh. Në një botë ideale, afrimi me pushtetin do të mjaftonte që populistët t’i humbnin votuesit. Macroni dëshiron që Franca këtë verë të sjell në mend kryeministrin e Kuvendit Kombëtar dhe ta përçmojë atë. Por, nuk do ta kishte marrë vendimin për të mbajtur zgjedhje nëse nuk do të shihte asgjë konstruktive në një fitore të Tubimit Kombëtar. Në një moment, votuesit duhet të jetojnë me pasojat e dëshirave të tyre të deklaruara.
Një nocion i dashur për Perëndimin është se progresi dhe e vërteta arrihen përmes argumentit (Sokrati ka shumëçka për t’u përgjigjur për këtë). Kjo e nënvlerëson rolin e demonstrimit praktik. Perëndimi nuk e përjetoi jetën e politikës së moderuar pas vitit 1945, sepse u bind për këtë. Ajo që vlente ishte kujtesa popullore, tashmë pothuajse e zhdukur e asaj që ndodhi kur kombet votuan për herë të fundit për partitë që veten e përkufizuan kundër sistemit.
Mund të mos ketë asnjë mënyrë të sigurt për t’ua dhënë votuesve një dozë kontrolli. Por, nuk është e qëndrueshme status quo-ja në të cilën populistët janë në televizion, në skenë, por jo në telashe. Zgjedhja e Macronit do të cilësohet si tjetër bixhoz nga një homme du destin [njeriu i fatit] pothuajse i ri. Në fakt mund të jetë gjëja më e kujdesshme që mund ta ketë bërë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Sa para fitoi FSHF me Kombëtaren e Shqipërisë nga pjesëmarrja në Euro 2024?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-26-172152-380x233.png)
Sa para fitoi FSHF me Kombëtaren e Shqipërisë nga pjesëmarrja në Euro 2024?
![Breshri zbardh Ferizajn, Opojën dhe rajonin e Prizrenit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_3-70-380x233.jpg)
Breshri zbardh Ferizajn, Opojën dhe rajonin e Prizrenit
![Phil Foden largohet me urgjencë nga kampi i Anglisë, federata del me njoftim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/foden-380x233.png)
Phil Foden largohet me urgjencë nga kampi i Anglisë, federata del me njoftim
![Zbulohet arsyeja e vërtetë se përse Phil Foden u largua nga kampi i Anglisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/phil-foden-380x233.png)
Zbulohet arsyeja e vërtetë se përse Phil Foden u largua nga kampi i Anglisë
![Stresi i kërkon falje popullit të Kosovës: Flamuri serb po valvitet në Tiranë, më dhemb zemra](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_45-2-380x233.png)
Stresi i kërkon falje popullit të Kosovës: Flamuri serb po valvitet në Tiranë, më dhemb zemra
![Zelensky viziton trupat në rajonin e Donetskut – ‘i habitur’ se disa zyrtarë përkatës nuk kanë qenë aty ‘për gjashtë muaj ose më shumë’](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/lcimg-a51f5e22-c26c-4741-9813-54cab551ff9d.jpeg)
Zelensky viziton trupat në rajonin e Donetskut – ‘i habitur’ se disa zyrtarë përkatës nuk kanë qenë aty ‘për gjashtë muaj ose më shumë’
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/serbia-380x233.png)
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane
![Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/anglia-6-380x233.jpg)
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë
![Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/marc-guiu-380x233.jpg)
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës
![Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/5-12-380x233.jpg)
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth
![Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1-171-380x233.jpg)
Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar
![Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/448402948_1192268271813297_4534193569653873232_n-380x233.jpg)
Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë