LAJMI I FUNDIT:

Nga Turqia raportojnë se Rey Manaj po rikthehet në Serie A – gjiganti italian paguan 15 milionë euro

Nga Turqia raportojnë se Rey Manaj po rikthehet në Serie A – gjiganti italian paguan 15 milionë euro

Rey Manaj vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes pas sezonit të suksesshëm që kaloi te Sivasspor.

Sulmuesi shqiptar, i cili është edhe në radarin e gjigantëve të Turqisë, po përgatitet të vazhdojë karrierën në Itali.


Manaj ishte emri që la gjurmë në sezonin në Sivasspor, i cili u ngrit me ardhjen e Bulent Uygun dhe arriti ta mbyllë sezonin në vendin e 7-të. Dyert e Italisë janë hapur sërish për sulmuesin 27-vjeçar, i cili me fizikun e fortë dhe goditjet e forta përbën një rrezik të madh për mbrojtjen dhe portierin kundërshtar.

“Feniksi” Rey Manaj – Nga hiri në majë, udhëtimi i mrekullueshëm drejt yjeve të Euro 2024
Lexo po ashtu “Feniksi” Rey Manaj – Nga hiri në majë, udhëtimi i mrekullueshëm drejt yjeve të Euro 2024

Lazio, një nga skuadrat e Serie A, po përgatitet të shtojë në skuadër Rey Manajn. Në raportimet e shtypit italian, thuhet se kryeqytetasit, që sezonin e ardhshëm do të garojnë në Ligën e Evropës, kanë identifikuar sulmuesin shqiptar si objektiv të transferimit. Ishte ndër detajet e lajmit se edhe sulmuesi shqiptar është i prirur për të luajtur sërish në Itali, raporton mediumit turk, Aksam.

Raportohet më tej se Lazio është i gatshëm të paguajë 15 milionë euro për të shtuar në skuadrën e tyre Rey Manajn. Qendërsulmuesi 27-vjeçar do të jetë lojtari që ka mbushur më së shumti arkat e Sivassporit në histori nëse ky transferim realizohet.

Rey Manaj qëndroi në fushë për 2612 minuta në 36 ndeshje me Sivasspor sezonin 2023/24. Sulmuesi ka kontribuar  me 22 gola dhe tri asistime për ekipin e tij gjatë kësaj periudhe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Ligat tjera
Formacioni më i mirë i xhiros së tretë në Euro 2024

Formacioni më i mirë i xhiros së tretë në Euro 2024

Përfaqësueset
Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Përfaqësueset
Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

La Liga

"Plotësova një ëndërr" - Kvaratskhelia ndali festën në gjysmë për ta përshëndetur Ronaldon, në fund mori fanellën e tij

Përfaqësueset
Kalo në kategori