LAJMI I FUNDIT:

Vendimi i Apelit, Meta: Vula e PD-së u hoq nga kthetrat kriminale të Edi Ramës

Vendimi i Apelit, Meta: Vula e PD-së u hoq nga kthetrat kriminale të Edi Ramës

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, aleati i Sali Berishës është shprehur se tashmë vula e Partisë Demokratike është rikthyer te demokratët e vërtetë.

Në një konferencë për mediat nga selia e PL-së, Meta tha se PD-ja nuk është më në “kthetrat kriminale të Edi Ramës”. Ky vendim për Metën, është një moment i rëndësishëm për të shtuar forcat e rivendosjes së legjitimitetit, kushtetutshmërisë, parlamentarizmit dhe llogaridhënies.

“Rikthehet vula tek demokratët dhe e heq nga kthetrat kriminale të Edi Ramës. U përpoqën të shkatërronin PD si forcën e parë opozita që solli pluralizmin në vend dhe që ka merita të jashtëzakonshme. Urimet më të mira për demokratët dhe të gjithë opozitarët dhe sot është një moment i rëndësishëm për të shtuar të gjithë forcat për rivendosjen e parlamentarizmit dhe kushtetueshmërinë të cenuar rëndë dhe vendosjen e llogaridhënies në çdo nivel. Ramës i duhej shkatërrimi i opozitës për të marrë zgjedhjet vendore siç edhe ndodhi”, tha Meta.


Meta nuk kurseu as batutat.

“Apeli nuk i dha vulën Berishës, vetë Sali Berisha është vula”, shtoi ai.

Reagimi erdhi pasi vula e Partisë Demokratike tashmë do të jetë në dorën e Sali Berishës. Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Alma Ahmeti, Elona Toro dhe Iliba Bezati vendosën sot që të mos pranojnë ankimimin e bërë nga Enkelejd Alibeaj, duke ia marrë vulën e PD-së Lulzim Bashës dhe ia dorëzuar Sali Berishës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori