ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një aksident mes dy veturave të Policisë në Prizren.

Rasti ka ndodhur të premten në ora 15:30.


“Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave zyrtare të PK-së, në parkingun e DRP Prizren”, thuhet në raport.

Përveç dëmeve materiale të shkaktuara, të lënduar nuk ka.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/