LAJMI I FUNDIT:

Edi Rama erdhi në Prishtinë por nuk u prit nga Kurti, Gërvalla flet për mos takimin e homologëve

Edi Rama erdhi në Prishtinë por nuk u prit nga Kurti, Gërvalla flet për mos takimin e homologëve
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla gjatë intervistës në Telegrafi.com/Foto:Ridvan Slivova

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të hënën ka marrë pjesë në disa aktivitetet për nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, megjithatë, Rama nuk u prit në takim nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Rama u mirëprit vetëm nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjithashtu ai realizoi takim dhe me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

E, një mos takim i realizuar mes dy homologëve u komentua shumë, derisa edhe u ngritën disa pikëpyetje mbi raportet që kanë kryeministrat e dy shteteve shqiptare.


Me gjithë kritikat që u bënë, zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla thotë se raportet mes dy vendeve janë shumë të mira.

“Ndërsa sa i përket vizitës së kryeministrit Rama në Kosovë, ne gjithnjë jemi të lumtur kur përfaqësues të lartë nga Shqipëria vijnë në Kosovë, unë besoj që edhe presidenti Begaj do të na bashkëngjitet në festimet që do të kemi me rastin e 25-vjetorin e çlirimit. Për mua është shumë e rëndësishme që marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës asnjëherë nuk kanë qenë kaq përmbajtjesore dhe kaq të forta sa që janë në këtë moment, kjo është ajo kryesorja”, pohoi ajo gjatë intervistës të dhënë në emisionin “Përballje”, në Telegrafi.

Më tej, ministrja tha se është qytetari ai që bën më së miri dallimin mes takimeve individuale dhe marrëdhënieve shumë të forta mes dy shteteve.

25 vjet nga çlirimi, Gërvalla: Asnjëherë nuk duhet ta harrojmë që duhet të jemi sy hapur në çdo moment ndaj Serbisë
Lexo po ashtu 25 vjet nga çlirimi, Gërvalla: Asnjëherë nuk duhet ta harrojmë që duhet të jemi sy hapur në çdo moment ndaj Serbisë

Gërvalla po ashtu u shpreh se Republika e Kosovës nuk bënë asnjëherë të iu imponojë mysafirëve se çfarë takimesh do të zhvillojnë.

Ministrja ritheksoi se raport mes Kosovës dhe Shqipërisë janë shumë të fuqishme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Kalo në kategori