Rreth 120 punëtorë teknikë të sektorit privat në Qendrat të Mjekësisë Familjare (QMF) që nga e hëna nuk janë duke punuar për shkak se kompanisë i ka përfunduar kontrata, e kontraktuar më parë nga Komuna e Prishtinës.
Kështu tha në një prononcim për Telegrafin kryetari i Sindikatës së punëtorëve të sektorit privat, Jusuf Azemi.
Sipas tij, punëtorët teknikë nuk do të punojnë pa u kontraktuar kompania në fjalë, apo ndonjë kompani tjetër.
“Që nga dje kompanisë e cila ka qenë deri tash e angazhuar për të kryer shërbime në QMF i ka përfunduar kontrata. Ligjërisht ose t’i vazhdohet kontrata asaj kompanie ose të gjendet ndonjë kompanie e re. Këto janë vonesa që i ka bërë vetë Komuna e Prishtinës, dhe tani ne jemi në një pozicion që më nuk do të punojmë për asnjë sekondë deri sa të nënshkruhet kontrata e re…”, ka thënë Azemi.
Ai po ashtu tregoi se QMF-të në Prishtinë kanë nevojë për më shumë punëtorë teknikë, për shkak të intensitetit të punës në këto klinika.
“Edhe kur i kemi pas të gjithë punëtorët duke i kryer punët e tyre shpeshë herë nuk kemi mundur që t’i dalim në skej, pasi kemi pas shumë. Ai që ka guxu me i lënë QMF-të në këtë gjendje po e rrezikon dhe Prishtinën”, u shpreh ai.
Ai po ashtu tha se kontraktimi i ndonjë kompanie është nën kompetencë të Komunës së Prishtinës duke thënë se “në një shtet normal mos kontraktimi i kompanisë për shërbimet e pastrimit në QMF nuk guxon të ndodh”.
E, siç u shpreh ai, pacientët që shkojnë për shërbime shëndetësore mund të marrin edhe ndonjë infeksion.
“Para dy-tri jave jemi pajtu që paga e punëtorit të jetë 402 euro…tani kjo që po ndodh në Komunën e Prishtinës nuk është në kompetencat tona dhe ne nuk kemi nevojë të bisedojmë me ta, pasi këto nuk janë detyrat tona. Për ne nuk është me rëndësi kush e fiton nga kompanitë… Për momentin në QMF-të në Prishtinë nuk ka shërbime, nuk ka pastërti. Pacientët në vend që të marrim mjekimin e tyre duke ruajtur shëndetin e tyre, ata mund të ndodh që do të marrin ndonjë infeksion”, tha ndër të tjera, Azemi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!